Në kuadër të projektit global INSPIRELI, ftohen studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, të marrin pjesë në konkursin më të madh ndërkombëtar të studentëve.
Objektivi i këtij konkursi është të ndihmojë në lehtësimin e fillimit të karrierës së arkitektëve të talentuar nga e gjithë bota, pavarësisht prejardhjes së tyre ekonomike, etnike, ose shoqërore.
Çmimet INSPIRELI bashkojnë studentë të arkitekturës dhe krijojnë profesionistë nga 142 vende dhe të gjitha kontinentet. Juria e konkursit, e përbërë nga mbi 500 arkitektë, nga më shumë se 100 vende, përfshirë Selinë e Shenjtë të Vatikanit, përbën jurinë më të madhe në historinë e arkitekturës. Konkursi është partnerizuar me Unionin Afrikan të Arkitektëve, Unionin e Arkitektëve Mesdhetarë dhe grupin Vishegrad.
Finalistët e çmimeve INSPIRELI marrin Certifikatën e Njohjes nga Instituti Amerikan i Arkitektëve (Kapitulli Evropian), i cili i fton ata të bashkohen në organizatë, pasi të kenë mbaruar me sukses studimet e tyre.
Këtë vit, Departamenti i Arkitekturës i Universitetit Teknik në Pragë, Çeki, si organizatori i konkursit, së bashku me Komunën e Bejrutit, Liban, ftojnë studentët të paraqesin projektet e tyre për portin e ri të qytetit të Bejrutit, i cili u shkatërrua në gusht të vitit 2020.
Qëllimi i këtij projekti unik është të përqendrojë përpjekjet e studentëve nga e gjithë bota në një qëllim të përbashkët: Për të ndihmuar qytetin e dëmtuar nga një ngjarje katastrofike.
Fituesit do të bëhen pjesë e ekipit përgjegjës për rindërtimin dhe rivitalizimin e qytetit. Për më tepër, projekti i tyre do të ndihmojë në mbështetjen ekonomike të rindërtimit të portit.
Studentët e interesuar për projektin, ju lutemi të kontaktojnë Presidentin e konkursit INSPIRELI, Dr. Karel Smeijkal (smejkal@inspireli.com).
Studentë, ose pedagogë, të cilët dëshirojnë të ndihmojë organizatorët e konkursit INSPIRELI në koordinimin e projektit, mund të komunikojnë gjithashtu në e-mailin e lartpërmendur.
Informacione të mëtejshme mund të gjenden në faqen e mëposhtme të internetit: www.Inspireliawards.com.