Në kuadër të muajit të frankofonisë, Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe i Inxhinierisë Fizike, Qendra e Gjuhëve të Huaja organizojnë më datë 24 mars 2022, ora 14.00, në laboratorin e Gjuhëve të Huaja, në godinën kryesore të UPT-së, kati i katërt, takimin me temë:

«Ne jemi studentët inxhinierë frankofonë.»
(Les élèves-ingénieurs francophones, c’est nous)

Gjatë këtij takimi parashikohen dy veprimtari:

– Njohje e studentëve me mundësitë e formimeve universitare dhe pasuniversitare në Francë dhe në vendet frankofone.
– Konkurs i posterave me titull:

«Mjedisi dhe unë» (L’environnement et moi)

Jeni të mirëpritur të gjithë !