Në kuadër të përgatitjeve për 100-vjetorin e themelimit, Universiteti i Hosei-t, Japoni, ka krijuar Fondin Ndërkombëtar Hosei (HIF) për të çuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar në kërkim shkencor dhe bursa. Si një sipërmarrje e mbuluar nga ky fond, akademikët mund të aplikojnë për programin e bursave të HIF, i njohur gjithashtu si Programi i Bursave për Studiuesit e Huaj.

Qëllimi:

Ftesa shtrihet për studiuesit e rinj që janë të paktën të regjistruar në një program doctoral, që të kryejnë një program kërkimor që nuk përfundon me diplomë në Universitetin e Hosei-t, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me punonjësit kërkimorë dhe profesorët në Universitetin e Hoseit.

Pritet që nga bashkëpunimi dhe koordinimi i përbashkët me profesorët e Universitetit të Hosei-t do të japë një kontribut të madh në zhvillimin e kapaciteteve kërkimore të universitetit.

Mund të aplikojnë:

Individë me kombësi të huaj.
Të jetë i regjistruar në një program doktoral ose të ketë marrë gradën Doktor, përpara 8 vitesh, duke e përllogaritur nga data 1 prill 2023 apo ekuivalenten të njohur nga universiteti. Në këtë rast, 8 vite nuk përfshihen periudhat kur aplikantja ka qenë me leje lindje.


Të ketë një rrjedhshmëri të mjaftueshme të japonishtes, apo anglishtes.


Të mos ketë qenë më parë përfitues i kësaj burse.
Të mos jetë aktualisht i regjistruar në Universitetin e Hosei-t.


Fushat e kërkimit:

Fushat e kërkimit përfshijnë studime në humanitete, shkenca sociale apo të natyrës ose inxhinieri, si gjykohet e arsyeshme nga universiteti i Hosei-t. Për informacione që lidhen me fakultetet, departamentet dhe instituteve të kërkimit, ju lutemi referojuni faqes 10 të materialit pdf.

Databaza e universitetit të Hosei-t.

Shiko: 教員情報検索 (hosei.ac.jp)

Për raporte akademike/ artikuj përgatitur nga stafi i Univeristetit të Hosei-t.

Ofrohen bursa për një numër të kufizuar studentësh

Periudha e bursës: 6 muaj

Viti akademik fillon në Prill dhe mbaron në Mars; sidoqoftë Bursat HIF mund të fillojnë kërkimin ose në Prill ose në Tetor 2023.

Granti i bursës: Një bursë mund të marrë ¥300,000 në muaj.

Ju lutemi, klikoni linkun e mëposhtëm për formatet dhe datat e aplikimit, si dhe udhëzime të mëtejshme.

URL: https://www.global.hosei.ac.jp/en/researchers/hif/