Për të katërtin vit radhazi, studentët e FAU duke aplikuar ne FAU e duke ndjekur vitin e fundit ne Venecia marrin automatikisht 2 diploma: një shqiptare nga UPT dhe një italiane nga IUAV.

Kjo vjen si vazhdim i marrëveshjes bilaterale mes FAU / UPT dhe UIAV Venecia, Itali, për bursa studentësh për studime 1 vjeçare pranë IUAV, në Venecia, Itali.

Marrëveshja mbi Dopio-Diplomat e dy Universiteteve përfundon në vitin 2024, por nga të dy palët është konfirmuar dëshira për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tej.

Për këtë qëllim, në qershor 2023, do të zhvillohet nja takim i përbashkët në Venecia mes dy delegacioneve përfaqësues të të dy institucioneve, të cilët do të bashkëbisedojnë mbi eksperiencat e kaluara dhe mbi përmirësime të mëtejshme të marrëveshjes së re që pritet të nënshkruhet.

NDËRKOHË:
Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) studentësh të FAU, në kuadër të Marrëveshjes KA1, të Programit Erasmus +, në Universitetin e Venezias IUAV, në ItaliNë kuadrin e marrëveshjes dy palëshe ndërmjet FAU dhe Universitetit IUAV i Venezias, “An Implementation Agreement for Academic Cooperation for Seting Up a Double Degree” dhe në kuadrin e programit Erasmus+ KA 1, hapet thirrja për aplikime për Bursa, për studentët Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, të cilët mund të kryejnë studime pranë Universitetit IUAV të Venezias, në Itali.

Mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbim studentësh të nivelit Master për studime
Niveli i mobilitetit për studentët:

• Master Shkencor. (studentët duhet të jenë të regjistruar në një Program të integruar studimi të ciklit të dytë, Master Shkencor, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, dhe në momentin e aplikimit, duhet të jenë studentë të rregullt në vitin e 4).

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 vit akademik, (10 muaj: Tetor 2023 – Korrik 2024). (studentët do të kryejnë vitin e fundit të studimeve, në Universitetin pritës, dhe në fund të vitit do të marrin diplomë të dyfishtë).

Fusha e studimit:
– Arkitekturë
– Urbanistikë

Numri total i studentëve: 3 studentë.

Kushte paraprake për studentët:

– Studentët duhet të kenë fituar të 180 kreditet e 3 viteve te para. Gjatë procesit të seleksionimit të kandidatëve, do të jenë fitues ata studentë që nuk kanë lëndë të mbartura për frekuentim, dhe nuk kanë asnjë provim të mbartur deri në momentin e aplikimit.- Studentët duhet të kënë të mbrojtur gjuhën e huaj, Italisht ose Anglisht (preferohet Italisht).

Dokumentat e nevojshme për aplikim, për studentët:

– CV
– Kopje e Pasaportës
– Vërtetim studenti
– Listë notash deri në momentin e aplikimit
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze)
– Çertifikatë e gjuhës së huaj ( Italisht CELI, ose Anglisht TOEFL/CEFR, B2 )*
– Dokumenti Learning Agreement**

* Niveli minimal i kërkuar për të dyja gjuhët është B2. Nëse do të përzgjidhen lëndë që zhvillohen në të dyja gjuhët, studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar për të dyja këto gjuhë duke e vërtetuar me çertifikatën përkatëse të gjuhës së huaj.

**Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin Politeknik të Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin në Venezia, lëndë të njëjta ose ekuivalente me ato që do të kryenit në vitin përkatës në Fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UPT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Për të shkarkuar formatin e “Learning Agreement” klikoni si më poshtë:
https://ec.europa.eu/…/applicants/learning-agreement_en
Për të patur informacion mbi lëndët që zhvillohen në Universitetin e Venezias, klikoni në: http://www.iuav.it/Didattica1/lauree/MAGISTRALI/ARCHITETTU/

Afati për aplikim: deri më 14 Korrik 2023 ora 14.00.
Aplikimi bëhet pranë Sekretarisë Mësimore të FAU. (godina FTI / UPT)