Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes bilaterale KA1, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës në University of Oradea, Rumani.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  •  Shkëmbimin e studentëve diplomant

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Diplomant (studentët e vitit te 5-te qe jane ne procesin e hartimit te Diplomes në FAU, UPT).

Kohëzgjatja e bursave:

  • 2 Mobilitete të studentëve Diplomant – 4 muaj (750 Euro / muaj + 275 Euro për udhëtime)

Fushat e studimit:

Arkitekture/Urbanistike

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e Doktoratës:

  • Formulari i aplikimit CV+Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Foto personale;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën angleze i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Listë notash të  masterit (të përkthyera në gjuhën angleze);
  • Letër Motivimi;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Italisht/Anglisht);
  • Letra konfirmuese nga profesori pritës i Universitetit
  • Plani i realizimit te dipllomes dhe periudha e mobilitetit në Universitetin pritës, miratuar nga udhëheqësi dhe përgjegjësi i njësisë bazë.

Afati i aplikimit për studentët e doktoratës: deri në Datën 15.02.2018