Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes bilaterale KA1, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës në University of Oradea, Rumani.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim dhe mësimdhënie
Kohëzgjatja e bursave:
- 1 Mobilitet për trajnimin e stafit mbeshtetes administrativ – 7 ditë (5 ditë për mobilitet + 2 ditë për udhëtime)
- 1 Mobilitete trajnimin e stafit akademik – 7 ditë (5 ditë për mobilitet + 2 ditë për udhëtime)
Fushat e studimit:
Arkitekture/Urbanistike
Afati i aplikimit për studentët e doktoratës: deri në Datën 31.05.2019
Dokumentet e nevojshme për aplikim për mësimdhënie për stafin akademik:
- Formulari i aplikimit
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Një letër motivimi(në gjuhën angleze)
- Diploma e nivelit të fundit të studimeve.
- Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Vërtetim pune;
- Aprovim nga drejtuesi i njësisë kryesore/bazë ku aplikanti bën pjesë, në lidhje me planin e mobilitetit dhe periudhën, të parashikuara për tu kryer në Universitetin pritës*;
- Letra e konfirmimit nga Universiteti pritës;
- Dokumenti i Mobility Agreement (“Staff Mobility for Teaching” or Staff Mobility for Training”) për stafin akademik në Universitetin pritës;
Për të shkarkuar formatin e “Mobility Agreement”klikoni si më poshtë:
http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Training_Mobility_Plan.pdf