Në kuadër të programit Erasmus+ dhe marrëveshjes KA1 biletarale, është hapur thirrja për aplikime për për mobilitete shtesë për stafin akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës në Universitetin Politeknik të Barit në Itali.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Kohëzgjatja e bursave:
Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie- numri total i stafit për mësimdhënie:
4 staf (5 ditë secili + dy ditë udhëtim).
Fushat e studimit:
Arkitekture/Urbanistike
Dokumentat e nevojshme për aplikim për mësimdhënie për stafin akademik:
- Formulari i aplikimit;
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Një letër motivimi(në gjuhën angleze) ;
- Diploma e nivelit të fundit të studimeve;
- Certifikata e gjuhës së huaj(Niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- Vërtetim pune;
- Aprovim nga Përgjegjësi i njësisë bazë ku aplikanti bën pjesë, në lidhje me planin e mobilitetit dhe periudhën, të parashikuara për tu kryer në Universitetin pritës*;
- Letra konfirmuese nga Universiteti pritës;
- Dokumenti i Mobility Agreement (“Staff Mobility for Teaching” or Staff Mobility for Training”) për stafin akademik në Universitetin pritës.
Afati i aplikimit shtyhet deri në Datën 07.06.2018
Për të shkarkuar formatin e “Mobility Agreement”klikoni si më poshtë:
http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf