Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Ambasadën Amerikane, për studentët, ish- studentët dhe studiuesit e Universitetit Politeknik të Tiranës, ofrohen mundësi studimi në Programet Fulbright.
1. Për studentë dhe ish-studentë (Alumni) për programin Fulbright Foreign Student për studime Master
2. Për pedagogët e interesuar për një program kërkimor në kuadër të Programit Fulbright Visiting Scholar
Këtë vit, seancat e orientimit do të jenë hibride:
· in-person;
· virtuale,
për t’ju krijuar sa më shumë mundësi të interesuarve dhe për të siguruar sa më shumë pjesëmarrje.
Seancat in-person do të organizohen për të gjitha programet pranë Këndit Amerikan – Biblioteka Kombëtare më:
E martë 31 Maj ora 15:30-17:00
Seancat virtuale do të organizohen për secilin program më vete dhe të interesuarit duhet të regjistrohen drejtpërdrejt Info Session Google Form për të marrë pjesë ose të kontaktojnë në CultureandEducationTirana@state.gov .
Për informacion të detajuar rreth çdo programi kliko këtu.