
FAU dhe Expocity organizojnë konkursin me temë: “Ndërto të ardhmen” për të gjithë studentët e diplomuar në vitet 2020-2021 dhe 2021-2022 në Fau, me synimin e evidentimit të diplomave më të mira.
Nëpëmjet këtij konkursi, Fau fton të gjithë të diplomuarit në vitet akademike 2020-2021 dhe 2021-2022, në të gjitha degët dhe profilet e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në UPT, të sjellin punët e tyre në konkurs.
Konkursi krijues përfshin 3 çmime të para.
Afati për t’u regjistruar dhe dorëzuar punën tuaj online deri më 22 Tetor 2022, ora 18.00 nëpërmjet linkut:
https://forms.gle/dFvxt6knerAwNAbC8
KONKURS I ARKITEKTURËS PËR DIPLOMËN MË TË MIRË
Ky konkurs me titull “Ndërto të ardhmen” është i propozuar nga FAU dhe Expocity dhe ka disa qëllime:
- Së pari synohet të përzgjedhet diploma më e mirë pavarësisht madhësisë, fushës, funksioinit etj.
- Së dyti konkursi synon evidentimin e një vepre kreative, të transformuar nëpërmjet një koncepti të qëndrueshëm përmes të menduarit në mënyrë kritike.
- Pjesëmarrësve do tu mundësohet ekspozimi i paneleve 180×80 në një ekspozitë tërheqëse dhe kreative në ambientet e Expocity, me të cilat do të paraqitet cilësia e punimeve të përzgjedhura nga juria.
- Eksspozita dhe konkursi ka për qëllim promovimin e talenteve të reja të sapodala nga auditorët e Fau.
PËRMARRËSIT NË KONKURSIT
Nisma eshte e hapur për të gjithë studentët e diplomuar në Fau.
Ata do të konkurrojnë vetem si individë.
Pjesëmarrësit janë të jenë të lirë të faqosin posterin e tyre sipas dëshirës.
Ekspozita do të jetë e ekspozuar në Expocity me date 27 tetor dhe cmimet do të shpërndahen me datë 29 tetor.
ÇMIMET E KONKURSIT
Çmimet që do të fitohen do të jenë të llojeve të ndryshme. Çmimet në para do t’u jepen fituesve në mënyrat e mëposhtme:
600 € për klasifikimin e parë;
400 € në klasifikimin e dytë;
200 € për vendin e 3-të.
Përveç kësaj, “20 ZGJEDHJET MË TË MIRA” do të zgjidhen dhe do të kenë shikueshmëri në faqen www.fau.edu.al dhe në site të tjera të arkitekturës.
Të gjithë, fituesit dhe ata të “20 ZGJEDHJET MË TË MIRA”, do të marrin një certifikatë nderi pjesëmarrjeje.
Rezultatet do të shpallen më 29 Tetor 2022.
PARAQITJA E PROJEKTIT
Propozimi krijues duhet të paraqitet me një fletë të vetme 180×80 (e vendosur ekskluzivisht ne vertikal), në të cila përfshin të gjitha të dhënat e autorit.
Projekti duhet të jetë i shkruar në SHQIP dhe jo më shumë se 250 fjalë brenda fletës 180×80 cm.
Kompozimi është i lirë.
Propozimi mund të bëhet me teknikën e zgjedhur nga kandidatët (diagrame, skica, modele dhe vizualizime 3D, vizatime CAD, etj.).
Për detaje të mëtejshme mbi metodat e prezantimit tek Expocity të projektit do të tregohen në njoftimet e mëvonshme.
SI TË MARRËSH PJESË?
Aplikimi për pjesëmarrje në konkursin krijues “Ndërto të ardhmen” duhet të dërgohet në adresën
https://forms.gle/dFvxt6knerAwNAbC8
dhe të përfshijë edhe të dhënat e identifikimit të kandidatëve në rreshtin e temës.
Aplikimet dhe materialet e projektit duhet të dërgohen
deri më 22 Tetor 2022, ora 18.00 online.
Specifikimet e mëtejshme pèr ekspozitën dhe shpalljen e fituesve do ju jepen në kohën e duhur.
Studentët marrin pjesë pa pagesë në konkurs.
DATA TË RËNDËSISHME
Afati i dorëzimit: deri me 22 Tetor 2022, ora 18.00 online
Afati i ekspozitës tek EXPOCITY : 27-29 Tetor 2022
Rezultati: 29 Tetor 2022