PËR REGJISTRIMIN NË FAU PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024, NUK KËRKOHET DOSJE PUNIMESH APO DICKA TJETER.

Detyrimi i vetëm është regjistrimi për testin e pranimit i cili po kryhet në datat: 7-11 GUSHT, ORA 08:00 – 16:00, pranë zyrës së sekretarisë mësimore të FAU-t në godinën e FTI/FAU, UPT.

Dokumentacioni që kërkohet për regjistrim në testin e pranimit:

1. Fotokopje e kartës së identitetit (ku të shënohet nr. telefoni dhe adresa e-mail).
2. Kopje e noterizuar e diplomës dhe dëftesës të shkollës së mesme.
3. Dy fotografi personale.
4. Mandati I pagesës.
Shkarko mandatin te link-u: https://old.fau.edu.al/tarifa-e-konkursit-viti-akademik-2023…/

Kanë të drejtë të regjistrohen në konkursin e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania. Në portalin U-Albania ju mund të listoni 1, 2 apo të 3 programet e studimit. Testi është një i vetëm për të tre programet e studimit në FAU, për të cilat do të zhvillohet konkursi.
Theksojmë se, për të gjitha fazat/raundet e regjistrimit aplikanti duhet të ketë kryer testin e pranimit i cili do të zhvillohet vetëm një herë. Çdo aplikant i paregjistruar për testin e pranimit (konkursin) edhe pse ka përzgjedhur një nga programet e studimit si një nga 10 preferencat e tij, nuk do të ketë më të drejtën të konkurojë për tre programet e studimit që ofrohen nga FAU.
Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë: Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë).
Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë).
Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë).

Ju lutem ndiqni faqen tonë web https://old.fau.edu.al/ dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.

Suksese,
FAU

https://old.fau.edu.al/informacion-mbi-testin-e-pranimit…/