Jonida Meniku
Tema disertacionit:
“BASHKEPUNIMI NE PLANIFIKIM MIDIS AUTORITETEVE VENDIM – MARRESE DHE AKTOREVE TE TJERE”
Udhëheqës Shkencor: Prof. Dr. Andrea Maliqari
Zj. Jonida Meniku është diplomuar ne Fakultetin e Inxhinierisë se Ndërtimit, Departamenti i Arkitekturës qe prej vitit 2006, vit ne te cilin ajo iu bashkua stafit akademik si personel i ftuar. Ajo ka një eksperience 10 vjeçare ne fushën e arkitekturës dhe urbanistikes dhe është angazhuar gjithashtu ne projektimin, supervizimin dhe konsulencën e një sere veprash publike, te financuara nga Delegacioni i Komisionit Evropian ne Shqipëri, Banka Botërore, UNDP etj,.
Qëllimi i këtij hulumtimi është për te zhvilluar një kornize alternative vlerësimi për hartimin studimeve urbanistike pjesore, ne investime publike, me pjesëmarrjen e komunitetit përkatës. Ky studim mund te shërbejë si një model inkurajimi për autoritetet publike (si bashkia, ose njësia administrative), ku jo vetëm merret ne konsiderate opinioni i pjesëmarrësve, opinione tashme jo subjektive, por te matshme dhe konkrete, mbi bazën e te cilave duhet te nisi detyra e projektimit dhe hartimi i Termave te Referencës.
Qasja ne përzgjedhjen e metodës, e cila bazohet ne Logjiken Fuzzy dhe aplikimin e saj për here te pare ne Shqipëri, mund te kontrolloje dhe përcaktojë dy tipe marrëdhëniesh, e para marrëdhënien midis planifikuesit dhe zhvilluesit (sektori privat) dhe e dyta marrëdhënien midis planifikuesit dhe politikes, duke përfaqësuar zhvillimet ekonomike te “interesit publik”. Fuzzy ndihmon edhe mbron interesin publik nga zbatimi i ideve fundamentaliste dhe ideologjike (ne sensin politiko – ekonomik) por edhe shmang kontradiktat kur një grup interesi përpiqet te dominoje mbi tjetrin, gjithashtu mbron planifikuesin nga ndërhyrja e politikes dhe interesi privat.
Disertacioni është paraqitur dhe strukturuar në tetë kapituj. Kapitulli i pare jep një parantezë te kërkimit ku përcaktohen konteksti, përmbajtja, qëllimet dhe mjetet që janë përdorur gjatë hulumtimit. Gjithashtu, bëhet edhe një përshkrim i përmbledhur i metodologjisë së kërkimit si dhe strukturës së disertacionit.
Kapitulli i dyte vijon me rolin e autoriteteve vendimmarrëse ndër vite, aktorët, institucionet dhe raporti midis tyre. Në këtë kapitull ka një përmbledhje të historikut të zhvillimit të kësaj tipologjie si dhe një analizë të gjendjes së sotme të procesit.
Aspekte të politikave pjesëmarrëse ne kontekste te ndryshme, gjetjet dhe rezultatet e tyre, shërbejnë ne kapitullin e trete, si bazë për krijimin e modeleve, vlerësimin dhe rritjen e performancës ne projektet urbane-arkitektonike. Ne këtë kapitull disertantja, nëpërmjet analizimit te rastit studimor (Tirana), ka arritur qe te krijoj lidhjen organike midis sfondit teorik, me tregun e punës, ku ajo ka asistuar si një aktore e drejtpërdrejtë.
Ne kapitullin e katërt analizohen çështje nga legjislacioni shqiptar, marrëdhëniet dhe roli i aktoreve te ndryshëm, e drejta e pjesëmarrjes ne projekte zhvillimor si dhe vendimmarrja për to.
Kapitulli i peste sjell një studim konkret mbi eksperiencat shqiptare ne procesin e bashkëpunimit, midis aktoreve publik dhe privat. Rast studimor Gjirokastra. Studimin e inteligjencës artificiale, Rregullatori Fuzzy, kuptimi dhe nocionet, si dhe rëndësia e aplikimit te tij lexohet qartazi ne kapitullin e gjashte.
Ngritja dhe simulimi i modelit, krahasimet, avantazhet dhe disavantazhet ne përdorimin e logjikes artificial, si dhe nxjerrja ne mënyrë te logjikshme e rezultateve te simulimit janë trajtuar ne një kapitull me vete nga autorja. ( kapitulli shtate)
Gjetjet dhe rekomandimet, nga njëra ane, synojnë ne propozimet konkrete ndaj gjendjes aktuale te vendimmarrjeve. Ndërsa nga ana tjetër shërbejnë si një model inkurajimi për autoritetet publike (si bashkia, ose njësia administrative, entet e ndryshme, agjenci) si një përpjekje për te shëruar skeletin e shoqërisë sonë, ndërsa kjo evoluon dhe ndryshon çdo dite. Teza në pjesën e saj themelore është realizuar me një cilësi mjaft të arrirë dhe mendoj se i ka përmbushur më së miri objektivat e saj.