Të nderuar studentë të FAU-t,

Ju njoftojmë se sekretaria mësimore dhe zyra e financës do të jetë në dispozicion per ju vetëm pas datës 28 Gusht për të gjitha veprimet që mund të keni me sekretarinë mësimore dhe me zyrën e financës.

Në periudhën 7 – 28 Gusht, edhe pse periudhë pushimi vjetor, stafi administrativ i FAU-t është i angazhuar me regjistrimet VETËM PËR TESTIN E PRANIMIT për vitin akademik 23-24.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!