Universiteti i Trento-s ka hapur thirrjen për aplikime për pjesëmarrje në shkollën verore “Multidisciplinary Approaches to Well-being and Inclusion”, organizuar në datat 19 – 30 qershor 2023.

Studentët pjesëmarrës kërkohen të jenë nga viti i tretë Bachelor, ose studentë Master.

Sasia e studentëve që mund të nominohen – 5

Kostoja e pjesëmarrjes – 400 €

Studentët që duan të njihen më mirë programin akademik dhe aktivitetet socio-kulturore, janë të ftuar të marrin pjesë në seancën e informacionit në internet më 15 mars, ose në orën 8.00 të mëngjesit ose në orën 4.00 pasdite. Linku i regjistrimit: Summer School web page.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  1. CV
  2. Kopje pasaporte
  3. Vërtetim studenti
  4. Listë notash
  5. Letër motivimi

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit në UPT – 10 prill 2023, ora 12.00.