I. Njoftohen të gjithë studentët e rregullt, dega Arkitekturë, Urbanistikë, Dizajn dhe Master Restauro, të paguajnë tarifën e shkollimit, të përcaktuar në bazë të VKM 288, datë 21.05.2018 dhe Vendimit të Bordit, nr.22, datë 27.07.2022, si më poshtë:
- Për studentët me mesatare deri në 6, tarifa është 40.000 lekë.
- Për studentët me mesatare 6 – 9, tarifa është 20.000 lekë.
- Për studentët e Masterit Restaoro, tarifa është 85.800 lekë.
II. Për studentët përsëritës nga viti I – IV, tarifa është 40.000 lekë.
Për studentët përseritës me kredite, viti III Dizajn dhe viti IV Arkitekturë, Urbanistikë, duhet të paraqiten te zyra e financës për të marrë kreditet dhe faturën për arkëtim.
Shënim: Nëse tarifa e shkollimit është e papaguar, të humb e drejta për të hyrë në provim!