NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E KONKURSIT  NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS

Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës zhvillon Konkursin e Pranimit në  programet e studimit:

  • Master  Shkencor  në Arkitekturë  (profili Arkitekt)
  • Master  Shkencor në Arkitekturë  (profili Urbanist)
  • Bachelor  në Arkitekturë  Interieri e Dizajn

Konkursi i pranimit zhvillohet në datën 26 Gusht 2021 në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

Pjesëmarrësit në konkurs, ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin për konkurs, (lista bashkalidhur këtij njoftimi),  duhet të paraqiten në ora 10.00  për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi.

Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë)

Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike.

Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të jenë të pajisur me maskë, në respekt të  rregullave  AntiCovid.

Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete, asnjë  mjet për të shkruar.