Forumi Evropian për shkëmbimin e përvojave dhe zbulimin e qasjeve të reja të krijimit të vlerës nga gjetjet dhe shpikjet shkencore organizon nga data 25 – 28 prill 2023 “EU Knowledge Valorisation Week 2023”.
Rreth aktivititetit
Parimet udhëzuese të BE-së për vlerësimin e njohurive janë nisma e re pan-evropiane për t’i kthyer rezultatet e kërkimit dhe inovacionit në zgjidhje në mënyrë më efektive.
Në Javën e Vlerësimit të Dijes së BE-së, do të dëgjoni për shembuj frymëzimi të vënies në jetë për të mirën e përbashkët të këtyre udhëzimeve dhe synimeve tuaja. Ky është një forum ku shkëmbehet përvojë, për të zbuluar qasje të reja dhe për të mësuar nga profesionistë të fushës ku bëni pjesë.
Praktikuesit do të shpjegojnë gjithashtu se si Kodet e reja evropiane të praktikës për menaxhimin e aseteve intelektuale dhe standardizimin mund të ndihmojnë punën tuaj.
Tri ditët tematike të javës do të fokusohen në vlerësimin për qëndrueshmëri, menaxhimin e aseteve intelektuale dhe bashkëpunimin industri-akademi.
Frymëzuar nga Viti Evropian i Aftësive, do të ofrohet trajnim praktik për studiuesit, novatorët dhe të gjithë të interesuarit.
Të premten, datë 28 prill, ju mund të përmirësoni aftësitë tuaja në menaxhimin e aseteve intelektuale në një seri kursesh online falas.
Pjesëmarrësit do të mund t’i bashkohen këtij eventi online përmes sistemit të regjistrimit në këtë platformë.
Për më tepër informacion mbi takimin dhe mënyrën e pjesëmarrjes klikoni në linkun:
https://research-innovation-community.ec.europa.eu/events/rF2UaVBFdp7axYkmpZ0Q4/overview