
Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane organizon aktivitetin “Të studiosh në Itali”.
Në këtë aktivitet marrin pjesë 40 universitete italiane, 3 akademi artesh dhe 3 konservatorë.
Aktiviteti do të organizohet ditën e shtunë, datë 25 mars 2023, pranë MAK Hotel Tirana (Ex Sheraton), nga ora 09.00 – 18.00.
Ftohen të marrin pjesë studentë dhe staff nga Universiteti Politeknik i Tiranës.