Prezantimet e diplomave të Departamentit të Arkitekturës do të zhvillohen Online në datën 08.04.2021.

Katër sesionet paralele të prezantimeve do të zhvillohen përmes platformës Zoom duke filluar nga ora 10.00 e datës 08.04.2021

Kushtet e prezantimit:

– Për të kryer prezantimin duhet të jeni prezent me lidhje video dhe audio në takim;

– Sfondi vizual dhe niveli i zhurmave në ambientin tuaj duhet të jetë të përshtatshëm dhe të mos pengojë kryerjen normale të prezantimit dhe komunikimit;

– Për të shfaqur prezantimin tuaj duhet të klikoni ‘share screen’ në platformën Zoom;

– Maketin duhet ta mbani pranë vetes për ta shfaqur nëse lind nevoja.

Përmes një njoftimi të dytë, në vijim të verifikimeve finale të sekretarisë mësimore të FAU-t, do të afishohen përbërjet e jurive dhe emrat e studentëve diplomantë për çdo juri.