Të nderuar kolegë dhe studentë, 

në bazë të kushteve të vështira të klasave që FAU ka në dispozicion si rezultat i dëmtimeve nga tërmeti i Nëntorit 2019 si dhe mundësisë së krijuar të përdorimit të disa ambienteve pranë Fakultetit te Inxhinierise Elektrike, u hartua orari i plotë i pesë viteve. Për 3 vitet e para janë shënuar me të kuqe ndryshimet e bëra të cilat kryesisht qëndrojnë në ndryshim klase dhe jo orari. 

Nga kushtet ku ndodhemi jemi të detyruar të punojmë me orar të zgjatur.  

Viti i 4 dhe i 5 Arkitekturë do të zhvilloj kryesisht mësim në ambientet e FIE (Fakulteti i Inxhinierise Elektrike) pranë UPT.
Viti i 4 dhe 5 Urbanistikë dhe Masteri i Restauros do të zhvillojnë mësim pranë ambienteve të FAU-t.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. 

Bashkangjitur gjeni dhe orarin mësimor MPRMK: