Në datat 23 dhe 24 shkurt 2022, në Pallatin e Kongreseve organizohet panairi “Syn+Ergasia Jobs and Skills Fair”. Vendi ku Puna & Aftësitë do të takohen së bashku.

Panairi i Punës dhe Aftësive përfaqëson një përpjekje të përbashkët të Ambasadës së Greqisë në Tiranë, Bashkisë së Tiranës dhe Shoqatës Greke të Biznesit të Shqipërisë. Në këtë panair bëhet e mundur prezenca e më të mëdhenjve në treg, si dhe workshopet dhe seminaret me disa nga temat më të nxehta aktuale, që synojnë përmirësimin e tregut të punës në vijim https://syn-ergasia.org/home/.

Syn+Ergasia do të mbulojë të gjitha aspektet e tregut aktual të punës në Shqipëri:

· vende të lira pune dhe punësime;

· lidhja e punëdhënësve me punëkërkuesit;

· rritjen e aftësive dhe punësueshmërisë së fuqisë punëtore;

· diskutime për formimin e punëve të ardhshme;

· mundësitë e punësimit dhe ndërtimin e karrierës.

Plot mundësi për të krijuar kontakte dhe përmbajtje të vlefshme për aspektin profesional!