Përfundoi me sukses Seminari ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e profesorëve nga Pescara, Daniela Ladiana e Piero Rovigatti, të cilët përmes leksioneve të tyre sollën në Tiranë fragmente të arkitekturës parametrike e modulare, të projektuar nga studentët e Departamentit të Arkitekturës së Universitetit të Chieti-Pascara. Eksperienca e kolegëve në Itali i shërbeu studentëve të FAU si një praktikë njohëse me këtë arkitekturë, në të gjithë fazat e dizenjimit, projektimit, modelimit në softe 3D e deri në montimin përfundimtar. Një falenderim edhe për Mario Rainaldi e Chiara Iacovetti për asistencën e eksperiencën e sjellë!