Për vitin akademik 2019-2020 Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT mbështetur në Ligjin Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” dhe në Vendimin Nr. 1 datë 17.01.2019 të Senatit Akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës, ka vendosur që përzgjedhja e kandidatëve fitues në studimet e integruara të ciklit të dytë për degët Arkitekturë dhe Urbanistikë si dhe Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn të realizohen mbi bazën e vlerësimit të Shkollës së Mesme dhe Testit të Pranimit.

Testimi i kandidatëve do të zhvillohet në datën 20 Gusht 2019.

Regjistrimi i kandidatëve ne FAU do të zhvillohet në datat 12-17 Gusht 2019.

Bashkëlidhur këtu ju lutemi gjeni :

Kriteret e pranimit në programet e integruara të studimit MSc. në degët Arkitekturë, Urbanistikë dhe Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn për vitin akademik 2019-2020.

Për më tepër shkarkoni:

Kriteret e Pranimit  2019

Rregullorja e pranimeve ne deget qe mbulon FAU.

Për informacion të mëtejshëm ju ftojmë të konsultoni me:

  1. Vendim i KM nr. 295 dt. 10.05.2019 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2019-2020”
  2. Urdhër i përbashkët nr. 1 dt. 07.06.2019 “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve në IAL për vitin akademik 2019-2020”
  3. Udhëzim nr. 10 dt. 15.05.2019 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë”