Pranimi i kandidatëve në Universitetet dhe Shkollat e Larta Publike bëhet në përputhje me përcaktimet e Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimeve të Senatit të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Pranimet në vitin akademik 2016-2017:

Në vitin akademik 2016-2017, pranimet do të bëhen sipas kritereve të mëposhtme:

  • Kriteri i pranimit në të gjitha programet e studimit të ciklit të parë ose programet e integruar të ciklit të dytë në UPT, do të jetë mesatarja e shkollës së mesme mbi notën 6.
  • Modalitetet e renditjes së kandidatëve do të bazohen në mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme, llojin e shkollës së mesme të ndjekur dhe notat në lëndët specifike.

Renditja e kandidatëve për ndjekjen e programeve të studimeve në FAU do të bëhet sipas formulës:

(0.7 x Nota mesatare + 0.3 x [Mes. Matematikë + Mes. Fizikë + Mes. Kimi] / 3 ) x Koef. Shkollës

ku:

  • Nota mesatare: Nota mesatare e të gjitha viteve të shkollës së mesme
  • Mes. Matematikë, Mes. Fizikë, Mes. Kimi: Nota mesatare e këtyre lëndëve në të gjitha vitet e shkollës së mesme
  • Koef. Shkollës: Koefiçienti i shkollës që varion nga 1.0 – 1.4, sipas llojit të shkollës së mesme i përcaktuar sipas tabelës së koefiçientëve (për gjimnazet = 1.4)

Renditja e kandidatëve sipas kriterit të mësipërm dhe kuotat për çdo program studimi do të përcaktojnë kandidatët fitues.

Për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, parakusht për pranimin është njohja e dokumentuar e një prej pesë gjuhëve të huaja, sipas përcaktimeve të udhëzimit Nr. 52 dt. 03.12.2015 të MAS.

Në vitin akademik 2016-2017 në FAU janë parashikuar të fillojnë studimet 200 studentë të rinj nga Shqiperia, në degët:

Master i Shkencave në Arkitekturë, Profili Arkitekt (program studimi i integruar i ciklit të dytë 5 vjeçar)

  • Studentë të rregullt: 120
  • Program i dytë studimi: 4
  • Transferime: 3
  • Shtetas të huaj: 1
  • Kosova: 1
  • Maqedonia: 1

Master i Shkencave në Arkitekturë, Profili Urbanist (program studimi i integruar i ciklit të dytë 5 vjeçar)

  • Studentë të rregullt: 63
  • Program i dytë studimi: 2
  • Transferime: 2
  • Shtetas të huaj: 1
  • Kosova: 1
  • Maqedonia: 1

Pranimet në vitet e mëparshme:

Në vitin akademik 2015-2016 në FAU janë pranuar 210 studentë të rinj nga Shqiperia, përkatësisht:

  • 135 në degën Arkitekturë (pikët e të fundit në raundin e parë 6237.4)
  • 75 në degën Urbanistikë (pikët e të fundit në raundin e parë 6014.33)

Studentë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja:

  • 2 në degën Arkitekturë (1 Preshevë, 1 Bujanovc)
  • 2 në degën Urbanistikë (1 Preshevë, 1 Bujanovc)

Në vitin akademik 2014-2015 në FAU janë pranuar 220 studentë të rinj nga Shqiperia, përkatësisht:

  • 135 në degën Arkitekturë (pikët e të fundit në raundin e parë 6198.43)
  • 85 në degën Urbanistikë (pikët e të fundit në raundin e parë 5728.8)

Në vitin akademik 2013-2014 në FAU janë pranuar 245 studentë të rinj nga Shqiperia, përkatësisht:

  • 145 në degën Arkitekturë
  • 100 në degën Urbanistikë