“Sfida e inovacionit të hapur e Abraham Accords”
Abraham Accords Open Innovation Challenge (AAOIC) është një konkurs 6-javor mes skuadrës së zhvilluesve dhe njohësve të nevojave për të krijuar zgjidhje të hapura, të përballueshme dhe të aksesueshme për sfidat e neglizhuara të njerëzve që jetojnë me aftësi të kufizuara. Zhvilluesit nga e gjithë bota do të realizojnë zgjidhje inovative për dhe me njerëzit me aftësi të kufizuara. Individë apo skuadra kanë gjithashtu opsionin për të dërguar një zgjidhje ekzistuese që ata kanë zhvilluar papraprakisht.
Në traditën e TOM-it, të gjitha zgjidhjet do të dokumentohen dhe ngarkohen në platformën TOM duke i bërë të aksesueshme për këdo dhe kudo.
Audienca e synuar:
AAOIC do të fokusohet te skuadrat studentore, me trofe të dedikuar, por do të jetë e hapur edhe për skuadra jo-studentore.
Sfida:
Zhvillues dhe njohës të nevojave do të konkurojnë mes tyre duke krijuar zgjidhje që do të përmirësojnë jetën e përditshme të individëve në fusha si kujdesi vetjak, lëvizja, aksesimi i vendit të punës, si dhe zgjidhje në fusha të artit, muzikës apo sportit.
Zhvilluesve do t’u kërkohet që të krijojnë skuadra me njohësit e nevojave, të identifikojnë një sfidë të jetës reale dhe së bashku të krijojnë një zgjidhje të hapur, të përballueshme dhe aksesueshme.
Datat:
Data e fillimit të platformës: 15.01.2022
Eventi i fillimit: 31.01.2022
Dorëzimi i konceptit: 14.02.2022
Dorëzimi i Modelit të punës: 01.03.2022
Dorëzimi i prototipit: 14.03.2022
Eventi i shpalljes së fituesve: 28.03.2022
Çmimet: Për t’u vendosur
Një përmbledhje të shkurtër të programeve Tom e gjeni në dokumentin bashkangjitur: