Regjistrimi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për vitin akademik 2021-2022 për programet e studimit:
- Master i Shkencave në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vjet)
- Master i Shkencave në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vjet)
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajni (3 vjet)
Të gjithë aplikantët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejne procesin e regjistrimit pranë sekretarisë mësimore.
Regjistrimi në U-Albania (7 faza 48-orëshe) 14 ditë, do të kryhet në datat :
02.09-2021 – 15.09.2021
Dokumentacioni që duhet të paraqesin është si më poshtë:
- Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me cerifikatën e notave të noterizuar
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit
- Dy fotografi personale
- Kopje të mandat-pagesës
Sekretaria mësimore do të jetë e hapur në orarin 08:00-17:00, duke përfshirë fundjavat dhe ditët e festave zyrtare.