Është aktivizuar platforma GRADUA, platformë e cila u lejon studentëve të kenë lehtësi kontakti me tregun e punës.

Nëpërmjet regjistrimit në platformën GRADUA, studentët mund të krijojnë CV-në e tyre personale, të çertifikuar nga Universiteti, të kenë qasje të lehtë në informacion mbi mundësitë e punës / praktikës profesionale, të përgjigjen në oferta pune direkt përmes platformës, të kontaktohen nga kompanitë, etj.

Ndër të tjera, platforma GRADUA u jep studentëve mundësinë për të vlerësuar përvojën e tyre universitare në sajë të një pyetësori online.

Ftohen studentët e FAU të regjistrohen në platformë duke vizituar adresën http://gradua.almalaurea.it/ duke ndjekur udhëzimet në Manualin e Përdorimit  (pdf).

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e projektit, mund të vizitoni portalin zyrtar GRADUA PROJECT dhe faqen e Projektit në Facebook.

Studentet e FAU te cilët mbrojnë diplomën këtë sezon janë te lutur te hyjnë faqen e projektit Gradua për tu bere te dukshëm ne këtë platforme e cila mundëson punësimin e tyre ne sektorin privat.

Çfarë duhet te bëjnë studentet qe mbrojnë diplomën këtë sezon ne FAU:

  1. ne faqen  http://www.graduaproject.comgjendet pyetësori i cili duhet te plotësohet nga studentet. Duhet rreth 15 min kohe per ta plotesuar
  1. Nëse çdo pyetje është plotësuar, shfaqet një cv europas me logo te projektit e cila duhet plotësuar.
  1. Studentet duhet ta plotësojnë dhe te dorëzojnë CV e printuar para mbrojtjes se diplomës.