Fau | 13.11.2020

NJOFTIM

Të nderuar studentë në prag diplome!

Si fillim, shpresojmë të jeni të gjithë mirë!

Viti akademik 2020-2021 ka filluar, dhe ndërkohë sipas strukturës mësimore, këtë javë fillon dhe mësmi për vitin e pestë.

Studio e Diplomës për studentët në FAU, duke filluar nga viti i kaluar, ka shtrirje vjetore, dhe të gjithë studentët duhet të nisin me procesin e përzgjdhjes së temave dhe udhëheqësve, për këtë, sipas profileve, do të informoheni nga Deparatmentet përkatëse.
Me zhvillimin e mësimit online nevojitet që të gjithë studentët duhet të jenë pjesë e platformës E-learning FAU (https://fau.easy-web.cloud/), për këtë arsye, njoftohen të gjithë studentët e viteve të kaluara, të cilët vendosin të ndjekin studion e diplomës, se duhet të shprehin interesin dhe të kontaktojnë me depratamentet përkatëse, për të krijuar listat me studentët diplomantë të vitit akademik 2020-2021.

Suksese,

Dekanati