Hapet thirrja për mobilitete (bursa) stafi të UPT-së, në kuadër të Marrëveshjes KA1, të Programit Erasmus + në University of Trento, Itali (Afati i aplikimit, 5 Korrik 2023, ora 12:00) | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës Universiteti Politeknik i Tiranës
Në kuadër të marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në University of Trento, (Università di Trento), Itali. Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:
Gjeni më poshtë orarin e ndryshuar të provimeve të sezonit të verës, viti akademik 2022 – 2023. Ndryshimet paraqiten me ngjyrë të verdhë për datën 28 Qershor, pasi kjo datë është ditë pushimi.
Me datë 20 qershor 2023 u mbajtën në Venecia disa takime me prof. Benno Albrecht, rektorin e IUAV, prof. Angelo Maggi, i dërguar i rektorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të tjerë të universitetit IUAV me delegacionin e FAU/UPT.
Në takime u konfirmua dëshira e mirë dhe impenjimi dypalësh për të vijuar tashmë bashkëpunimin në:
– Diplome të Dyfishtë italiane e shqiptare deri në 2025 për studentet e FAU në studimet Master në Arkitekturë dhe Urbanistikë me bursa të plota nga Erasmus +. Ndërkohë palët do të marrin masa dhe do të aplikohet edhe për vitet e mëvonshme për të garantuar vazhdimësinë.
– Krijimin e mundësisë për një bashkëpunim për ciklin e tretë PhD diplome te dyfishtë italiane e shqiptare në arkitekturë dhe Urbanistikë, Restaurim e Dizajn.
– Bashkëpunime të niveleve të ndryshme të lidhura me kërkimin shkencor, akademik dhe studentor.- Pasurimin e laboratorëve didaktike të Fau dhe trajnimin e stafeve teknikë për to, sidomos nè fushat e Restaurimit.
Njoftohen të gjithë studentët të cilët do të diplomohen në sezonin e verës 2022-2023, se duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë mësimore dokumentacionin e mëposhtëm, brenda datës 3 Korrik 2023, ora 09:00 – 14:00
Prizren | 05.06.2023 Dita 3 e ekskursionit të vitit të 4 të FAU: Qyteti i trashëgimisë kulturore, që surprizoi me prezencën e arkitektit të mirënjohur kosovar Gëzim Paçarizi.
Valbonë | 04.06.2023 Dita 2 e ekskursionit të vitit të 4 të FAU: Në një nga perlat e veriut shqiptar, me peizazhin unik skulpturor, që kalon limitet e fantazisë.
Shkodër | 03.06.2023 Dita 1 e ekskursionit të vitit të 4 të FAU: Qyteti i artit dhe arkitekturës, me një bollëk aktivitetesh të lidhura me eventet e Ekranit të Artit dhe Harabel.
I. Njoftohen të gjithë studentët e rregullt, dega Arkitekturë, Urbanistikë, Dizajn dhe Master Restauro, të paguajnë tarifën e shkollimit, të përcaktuar në bazë të VKM 288, datë 21.05.2018 dhe Vendimit të Bordit, nr.22, datë 27.07.2022, si më poshtë:
Për studentët me mesatare deri në 6, tarifa është 40.000 lekë.
Për studentët me mesatare 6 – 9, tarifa është 20.000 lekë.
Për studentët e Masterit Restaoro, tarifa është 85.800 lekë.
II. Për studentët përsëritës nga viti I – IV, tarifa është 40.000 lekë. Për studentët përseritës me kredite, viti III Dizajn dhe viti IV Arkitekturë, Urbanistikë, duhet të paraqiten te zyra e financës për të marrë kreditet dhe faturën për arkëtim.
Shënim: Nëse tarifa e shkollimit është e papaguar, të humb e drejta për të hyrë në provim!
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës Universiteti Politeknik i Tiranës