Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin e organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës për promuovimin e projektit 3D ImpAct Interreg IPA CBC | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Universiteti Politeknik i Tiranës në cilësinë e partnerit në projektin 3D-Imp-Act, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në aktivitetin “On the capitalization of the 3d-Impact outputs Web-Gis and 3D”, financuar nga programi Interreg IPA CBC Italy – Albania – Montenegro.


Ky projekt ka për synim promovimin dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore ndërmjet shteteve partnere Itali-Shqipëri-Mal i Zi, në një mënyrë gjithëpërfshirëse që ndikon në mjedisin bazë për cdo lloj promovimi turistik.


Takimi do të zhvillohet më datë 27 prill 2023, në Universitetin Politeknik të Tiranës (salla Silvano Pedrollo), në orën 10:00-15:00, Tiranë, Shqipëri. 


Në këtë takim do të diskutohen rezultatet e projektit 3D-Imp-Act i cili ka mundësuar krijimin e një platforme online Web-Gis për lidhjen e të gjitha siteve të përzgjedhura në të tre shtetet partnere. Platforma ofron modelet digjitale të siteve arkeologjike, ture virtuale, model 3D VR/AR, artefakte dhe makete 3D te printuara të objekteve si dhe informacion të detajuar mbi to.


Lutemi, gjeni bashkëlidhur agjendën e aktivitetit:

Registration form:

https://rb.gy/10xpq

Në kuadër të marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në Universidad Politécnica de Cartagena. Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni  këtu.

Afati i aplikimit është 5 maj 2023, ora 12.00.

Erasmus+ Mobility Agreement Staff Mobility For Teaching

Erasmus+ Mobility Agreement Staff Mobility For Training

Universiteti Politeknik i Tiranës hap dyert dhe fton të gjithë maturantët në mjediset e tij nga data 27 prill – 12 maj 2023.

Gjatë këtyre takimeve informuese, nxënësit e gjimnazeve dhe shkollave teknike, do të kenë mundësi të vizitojnë nga afër ambientet e UPT-së, të marrin informacion mbi programet e studimit që ofrohen në fakultetet e Universitetit tonë për çdo degë dhe cikël studimi.

Maturantët do të priten nga ekipi ynë, i përbërë nga pedagogë, specialistë të këshillimit të karrierës, specialistë të zhvillimit të kurrikulës, etj.

Këto ditë janë një mundësi shumë e mirë për t`i mundësuar të gjithë studentëve potencialë të UPT-së të njihen nga afër me Universitetin Politeknik, me fakultetet e tij dhe të marrin përgjigjet e të gjitha pyetjeve që ata kanë, duke i ndihmuar ata në një vendimmarrje shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre.

Për detaje ju lutem kontaktoni në: 0674081514 ose e-mail:
 zyraekarrieres@upt.al

Leksion i hapur në FAU, në kuadrin e Erasmus+, në lëndën Studio Arkitekture 4:
Prof. José Luís de SaldanhaISCTE-IUL, Departamento de Arquitectura e Urbanismo -Lisboa “The Book and the Library – shrines of human knowledge through time”
Në leksion do të trajtohet libri dhe bibliotekat si faltore të dijes njerëzore në kohë dhe si shembuj do të prezantohen një numër bibliotekash historike në Portugali.

Datë. 18/04/2023Ora. 13:00
Aula Magna “Silvano Pedrolo”, UPT
Sheshi Nënë Tereza

Qendra e Arkitekturës Rondeel (Hollandë) së bashku me Organizatën Hollandeze të Arkitekturës BNA organizuan një ekskursion dhe takime me aktorë lokalë mbi dizajnin urban dhe arkitekturën në Tiranë nga 19 – 23 Prill.Ata u mirëpritën në ambientet e Fau dhe UPT dhe më pas u shoqëruan në pika atraktive, apo edhe në zonat studimore si për shembull në Don Bosko, të studiuara më parë nga studentet holandezë e shqiptarë e të prezantuara si projekte në Hollandë. Një vizitë informative u realizua edhe në Pallatin e Brigadave. Grupi përbëhej nga arkitektë, urbanistë dhe pedagogë.Disa prej tyre kanë qenë të përfshirë më parë në projektet bashkëpunuese të studentëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara Saxion dhe Universitetit Politeknik Tiranë 2020-2023.

Momente nga hapja e ekspozitës tematike: “ARKITEKTURA NË KONTEKST TRADICIONAL” e autorit prof. Flamur Doli dhe nën kujdesin e Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës dhe kryetarit të tij Masar Dushi në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës.Në këtë event u realizua edhe përurimi i dy monografive studimore të autorit Prof. Flamur DOLI:1. “Vernaculare Architecture of Kosova”, Prishtina 20222. “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”, Prishtinë 2021Ekspozita është ende e vizitueshme ndaj mund ta vizitoni atë ende.

IAP njofton një bashkëpunim të ri me Save the Children për të botuar një libër me raste studimore, që ilustrojnë zgjidhje për ndryshimet klimaterike dhe politikat shëndetësore.

Projekti bazohet në projektin e IAP-së “Ndryshimi Klimaterik dhe Shëndeti”, si dhe në iniciativën e re strategjike të Save the Children “Klima dhe Shëndeti: Përshpejtimi i veprimit për klimën me përfitime shëndetësore”.

Prioritet do t’u jepet rasteve studimore që fokusohen në lidhjet midis klimës dhe shëndetit në katër fusha tematike:

· sistemet ushqimore dhe bujqësia;

· energjinë, duke përfshirë prodhimin, shpërndarjen, aksesin dhe efikasitetin;

· urbanizimi, duke përfshirë planifikimin urban;

· forcimi i sistemeve shëndetësore. Për detaje ju lutem referojuni linkut: https://www.interacademies.org/news/open-call-climate-change-and-health-policy-case-studies

Afati i fundit i dorëzimit të abstrakteve do te jetë deri më 31 maj 2023.

Autorët e rasteve studimore të përzgjedhura do të ftohen të paraqesin punën e tyre në një seminar në Trieste, Itali, dhe rastet studimore do të publikohen në një vëllim.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency