Leksion i hapur: Urban Regeneration Strategies and Well-Being | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Në kuadër të marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për mobilitete për stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Universitetin e Venezias IUAV. Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Afati i aplikimit është 25 prill 2023.

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, në Anhalt University of Applied Scienties, Gjermani.

Informacionin në lidhje me mënyrën e aplikimit, dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 25 prill 2023.

Njoftohen studentët, studentët e sapodiplomuar, studiuesit dhe profesorët e Universitetit Politeknik të Tiranës për të marrë pjesë në Shkollën Verore Ndërkombëtare mbi Industrinë smart dhe Prodhimin e Avancuar, në Ferrol Industrial Campus – University of A Coruña, Spanjë, e cila organizohet në datat 17 – 21 korrik 2023, ose 24 – 28 korrik 2023.

Informacionin mbi Shkollën Verore Ndërkombëtare, kursin dhe fushat e propozuara, kërkesat për aplikantët, çfarë ofron Kampusi Industrial Ferrol (CIF), dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, procesin e përzgjedhjes dhe afatin për aplikim e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Në kuadër të marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për mobilitete për stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në Università degli Studi G.D’Annunzio Chieti Pescara. Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Afati i aplikimit është 21 prill 2023, ora 12.00.

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Hosei University, hapet thirrja për bursa për studiues nga Universiteti Politeknik i Tiranës.

Hosei University ka krijuar Fondin Ndërkombëtar Hosei (Hosei International Fund – HIF), për të çuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar në kërkim shkencor. Si një sipërmarrje e mbuluar nga ky fond, studiuesit mund të aplikojnë për programin e bursave të HIF, i njohur gjithashtu si Programi i Bursave për Studiuesit e Huaj.

Qëllimi:

Bursat ofrohen për studiuesit e rinj që janë të paktën të regjistruar në një program doktorature, që të kryejnë një program kërkimor që nuk përfundon me diplomë në Universitetin e Hoseit, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me punonjësit kërkimorë dhe profesorët në Universitetin e Hoseit.

Mund të aplikojnë:

– Individë me shtetësi jo japoneze.

– Të jenë të regjistruar në një program doktorature ose të kenë kryer një doktoraturë, të njohur nga Universiteti, jo më shumë se 8 vjet më parë nga data 1 prill 2024.

– Të kenë rrjedhshmëri të mjaftueshme të japonishtes, ose anglishtes.

– Të mos kenë qenë më parë përfitues të kësaj burse.

– Të mos jenë aktualisht të regjistruar në Universitetin e Hoseit.

Granti i Bursës: Një anëtar i HIF mund të marrë 300,000 ¥ çdo muaj, subvencionim udhëtimi për vajtje-ardhje, ndihmë për hulumtim nga këshilltari hulumtues, mjedis pune dhe një ID të rrjetit të Universitetit Hosei.

Periudha e aplikimit: Prill – maj 2023 (Deadline – 1 qershor 2023)

Informacionin e plotë mbi HIF, kërkesat që duhet të plotësojë aplikanti, udhëzimet dhe procesin e aplikimit e gjeni te linku: https://www.global.hosei.ac.jp/en/researchers/hif/

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, shtyhet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, në AGH University of Science and Technology.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 20 prill 2023.

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Praktika.al dhe Universitetit Politeknik të Tiranës njoftojmë se Praktika.al vjen pranë jush me platformën digjitale, të cilën e gjeni nëse shkarkoni në telefonin tuaj aplikacionin Praktika.al.

Pas plotësimit të një formulari të shkurtër me të dhënat tuaja, ju do të njoftoheni për mundësi të shumta për praktika dhe internshipe nga mbi 300 kompani regjistruar në këtë platformë.

Për çdo pyetje shkruani në zyraekarrieres@upt.al

Në vijim të bashkëpunimit, Megatek është në kërkim të Arkitektëve të rinj me kohë të plotë dhe të pjesshme.


Kërkesat e pozicionit:
– Avantazh përbëjnë studentët e viteve të Programit Master dhe viti i 3 Bachelor.
– Kërkesat janë për 2 arkitektë me kohë të plotë dhe 4 me kohë të pjesshme (gjatë fundjavës / gjatë javës nëse janë disponibël)
– Njohuri të gjuhës angleze
– Njohuri të programeve të dizenjimit

Përshkrimi i punës:

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency