

Ditën e premte, 09.12.2022 në ambjentet e FAU në ndërtesën e UPT në orën 12:00, do të prezantohen dy botime alternative të lojës edukative ArchiGames – Mëso Arkitekturën duke Luajtur” ku të gjithë do të njohin 50 objekte me vlerë të trashëgimisë kulturore si për qytetin e Tiranës dhe qytetin e Shkodrës.
Bashkohuni me ne në aktivitetet e prezantimit të produkteve ArchiGames!
@archigames ⠀
Për realizimin i kësaj loje falenderojmë në mënyrë të veçant mbështetësit financiar.
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është mbështetësi financiar i ArchiGames.
Ju njoftojmë se mësimi i ditës së Martë, datë 06.12.2022, do të zhvillohet ditën e Shtunë, datë 10.12.2022.
Ky zëvendësim kryhet për shkak të masave të sigurisë të marra për zhvillimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, të cilat përfshijnë edhe zonën e Korpusit të UPT.
Oraganizuar në kuadrin e lëndës Histori Arkitekture dhe të projektit të përbashkët Erasmus+ KA107-ICM, Pescara – Albania 2021/22.
Kordinuar nga Phd. Ark. Loreta Çapeli, FAU, UPT, Tiranë.
Me pjesëmarrjen e:
Prof. Neritan Ceka, Instituti i Arkeologjisë, Tiranë.
Leksion: “Rruga Egnantia, Historia dhe monumentet në trajektoren në Shqipëri”.
Prof. Piero Rovigatti, Dipartimento di Architettura di Pescara, Universita degli Studi “G. d’Annuzio” Chieti-Pescaram Itali.
Leksion: “Looking for Tratturo Celano-Foggia, Esperienza del indagini in stiu, metodologia di studio e di Urbanistica partecipata”.
Prof. Claudio Mazzanti, Dipartimento di Architettura di Pescara, Universita degli Studi “G. d’Annuzio” Chieti-Pescara, Itali.
Leksion: “Via Tuburtina storia e metodologia di studio del percorso e degli monumenti”
Now available in PDF
CHRONICLES OF EVER-CHANGING CITYSCAPES
BOOK OF ABSTRACTS
Edited by:
Gjergji Islami, Denada Veizaj
Andronira Burda, Ana Pekmezi, Edmond Pergega
Polytechnic University of Tirana
2022
IX AACCP
Architecture, Archaeology and Contemporary City Planning symposium, Tirana 2022
Gjeni më poshtë listat e përditësuara të Atelieve të Diplomës, DA.
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, në Anhalt University of Applied Scienties, Gjermani.
Informacionin në lidhje me mënyrën e aplikimit, dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin më poshtë:
Në Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, po zhvillohet projekti kërkimor i përbashkët HCU/FAU, në formën e një workshopi, lidhur me programin e fondeve, të DAAD (Shërbimi i shkëmbimit të akademikëve gjermanë), University dialogue with the Western Balkans.
Në këtë kuadër është hartuar projekti: “Resource Efficient Panning in Tirana, Albania: New northern boulevard and river development”, nga Universiteti HafenCity University Hamburg, me drejtues projekti: Prof. Dr. Ing. Wolfgang Dickhaut, në partneritet me Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, me drejtues projekti: Prof. Dr. Florian Nepravishta.
Workshopi u zhvillua në mënyrë intensive 06 – 12.11.2022, në HCU Hamburg, dhe 14 – 18.11.2022 në FAU Tiranë. Shkëmbimi në të dy vendet u krye nëpërmjet vizitave në territor, dhe me ndërhyrje e prezantime nga staf akademik si dhe qeveri lokale dhe NGO të ndryshme. Projekti do të zhvillohet përgjatë këtij semestri nga studentët e të dy institucioneve me synimin finalizimin e një botimi të përbashkët.
Shkëmbimi i këtyre dy javëve u përmbyll me prezantimin e disa gjetjeve dhe ngacmimeve nga të dy zonat e ndërhyrjeve, në Oberbillwerder Hamburg, dhe zgjatimin verior të bulevardit në Tiranë.
Evolve Web Agency
Evolve Web Agency