Rezultatet e konkursit për diplomën më të mirë | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Rezultatet e Konkursit për diplomën më të mirë në Fakultet publike të arkitekturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për 2 vitet e fundit do të shpallen më:

27 Tetor 2023
Ora 11:00
Expocity Albania, Tiranë.

7 çmimet e para do t’u jepen fituesve në mënyrat e mëposhtme:

600€ për klasifikimin e parë;

3 x 400€ në klasifikimin e 2-të;

3 x 200€ për vendin e 3-të.

Përveç kësaj, “20 ZGJEDHJET MË TË MIRA” do të zgjidhen dhe do të kenë shikueshmëri në faqen www.fau.edu.al si dhe të fakulteteve të tjera apo në site të tjera të arkitekturës.

Të gjithë fituesit dhe ata të “20 ZGJEDHJET MË TË MIRA”, do të marrin një çertifikatë nderi pjesëmarrjeje.

Juria e ngritur enkas për këtë konkurs, nga të tre dekanatet e 3 fakulteteve në Tirane, Prishtinë e Tetovë, është e përberë nga:

1 – Petrit Hazbiu (Shqipëri)

2- Ermal Bleta (Shqipëri)

3- Fatlinda Struga (Murthi) (Shqipëri)

4- Masar Dushi (Kosovë)

5- Mentor Haziri (Kosovë)

6- Valdete Pacolli (Kosovë)

7- Bekir Ademi (Maqedonia e Veriut)

8- Durim Fetahu (Maqedonia e Veriut)

9- Rexhep Asani (Maqedonia e Veriut)

Studentët pjesëmarrës janë 43 finalistë diplomantë.

Jeni të mirëpritur në këtë konkurs të rëndësishëm dhe në ekspozitën me projektet finaliste.

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në Universidade da Coruña (UDC).

Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 Nëntor 2023, ora 12.00.

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Agjensinë e Rinisë, Bashkia Tiranë, njoftojmë të gjithë studentët se më 25 Tetor, ora 08.00 13.00 ,Oborrin e Brendshëm të Korpusit Qendror zhvillohet Panairi informues për shërbimet që ofron Karta e Studentit.

Në këtë aktivitet, 65 biznese të ndryshme do të prezantojnë në stendat e tyre shërbimet dhe ofertat që përfitojnë studentët kur përdorin Kartën e Studentit.

Konkursi ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2023” në TEG, shpallen 5 veprat më të mira nga studentët.

Vendi i parë është grupi me kod: FVF22
Fortuna Ismaili, Fjolla Halili, Venera Ziba, skuadër nga Fakulteti i Shkencave të Zbatuara – Universiteti Shtetëror i Tetovës

Vendi i dytë është grupi me kod: 51687
Xhuljana Heqimaj nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT dhe Hamza Sejfullai, Semire Ramadani, skuadër nga Fakulteti i Shkencave të Zbatuara – Universiteti Shtetëror i Tetovës

Vendi i tretë është grupi me kod: 25123
Kristina Hyka nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT dhe EH211 Ensuela Hoxha nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT

Për të dytin vit radhazi, TEG ka mirëpritur dhe mbështetur aktivitetin krijues të studentëve të arkitekturës, pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2023”, organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, në partneritet me Fondacionin Mane, programin B4Students dhe organizatën GO2 Albania.
18 ndriçues për mjedise urbane dhe të interierit, të krijuara me materiale të ricikluara nga studentët pjesëmarrës dhe të ekspozuara në TEG, janë vlerësuar nga juria në eventin e datës 13 Tetor ku janë shpallur 5 projektet më të mira.

Juria ishte e përberë nga:
1 – Spiro Bakellbashi – Kryetar (Shqipëri)
2- Andrea Maliqari (Shqipëri)
3- Arbër Sadiki (Kosovë)
4- Armand Vokshi (Shqipëri)
5- Denada Veizaj (Shqipëri)
6- Jurtin Hajro (Shqipëri)
7- Matilda Pando (Shqipëri)
8- Kujtim Elezi (Maqedonia e Veriut)
9- Ered Sali (Shqipëri)

Shtyhet deri në datë 19.10.2023, ora 16:00, dorëzimi i posterit për konkursin “Ndërto të Ardhmen” për të gjithë studentët e diplomuar në Arkitekturë, Urbanistikë dhe Dizajn.

Çmimet në para që do t’u jepen fituesve:
600 € për klasifikimin e parë;
3 x 400 € në klasifikimin e 2-të;
3 x 200 € për vendin e 3-të.

JU MIRËPRESIM!
Për më shumë: https://old.fau.edu.al/konkurs-i-arkitektures-per-diplomen…/

FAU dhe Instituti Italian i Kulturës ju ftojnë në ekspozitën: BUONE NUOVE Women Changing Architecture, datë 18.10.2023, ora 18:00, Piramida e Tiranës, kubi U9, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Tiranë,

Buone Nuove Women Changing Architecture, synon t’i ofrojë publikut ndërkombëtar një këndvështrim të ri dhe më gjithëpërfshirës mbi arkitekturën. Në veçanti, projekti synon të dokumentojë dhe në një farë mënyre të shpërblejë ndihmesën e dhënë nga projektuese, çifte, skuadra apo kolektiva femrash, për arritjet dhe cilësinë e arkitekturës moderne dhe bashkëkohore në Itali.
Kjo ekspozitë mori jetë nga ekspozita e prezantuar në Muzeun MAXXI në Ronë, me titull “Buone Nuove Donne in architettura” dhe e ndan rrëfimin e saj në kapituj.
E realizuar në Tiranë falë bashkëpunimit të: Istituto Italiano di Cultura a Tirana ,Bashkisë Tiranë, Komunës së Prishtinës, Piramidës së Tiranës, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës/Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës Universiteti ‘Hasan Prishtina’, Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë dhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës.
Me këtë rast do të ekspozohen edhe projektet e 4 arkitekteve shqiptare, Shpresa Leka dhe Valentina Pistoli nga Shqipëria dhe nga Kosova: Suade Doko Mekuli dhe Shqipe Nixha.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun nga data 19 Tetor 2023 deri më 20 Nëntor 2023, nga ora 10:00 deri në 18:00.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency