Lista e aplikantӫve pӫr transferim dhe pӫr program tӫ dytӫ studimi nӫ FAU_2019-2020 | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Te dashur kandidatë,

Vazhdojnë procedurat e aplikimit dhe regjistrimit te kandidatëve me origjinë shqiptare nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatet me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe të kandidatëve të komunitetit rom dhe egjiptian në degët që ofron FAU.

  1. Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Arkitekt
  2. Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Urbanist
  3. Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite) – Dizajner

Kandidatët për student mund të aplikojnë për tu regjistruar ne Testin e Pranimit deri më 30 Gusht 2019.

Aplikimi bëhet me poste ose depozitohet pranë sekretarisë dhe zyrës se protokollit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU)
Adresa: Rruga: “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tirane
Ora 10.00 – 16.00

PRANIMET NË DEGËT QË MBULON FAU, PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020

Për vitin akademik 2019-2020 Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT mbështetur në Ligjin Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” dhe në Vendimin Nr. 1 datë 17.01.2019 të Senatit Akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës, ka vendosur që përzgjedhja e kandidatëve fitues në studimet e integruara të ciklit të dytë për degët Arkitekturë dhe Urbanistikë si dhe Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn të realizohen mbi bazën e vlerësimit të Shkollës së Mesme dhe Testit të Pranimit.

Për më shumë informacion shkarkoni:

Kriteret e pranimit në UPT, për vitin akademik 2019-2020

Rregullorja e pranimeve ne deget qe mbulon FAU

Udhëzim-nr.17-datë-30.7.2019

 MBI ZHVILLIMIN E TESTIT TE PRANIMIT

  1. Testi i Pranimit do të zhvillohet datën 2 Shtator 2019, ora 11.00 – 15.00 në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikes.
  2. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 10.00 ne FAU për verifikimin paraprak dhe sistemin në sallë sipas listës emërore.
  3. Lejohen të hyjnë në test vetëm kandidatët e regjistruar dhe të shpallur në listën e testit, të cilët duhet të jenë pajisur me dokument identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë).
  4. Kandidatet që nuk kanë asnjë nga këto dokumente identifikimi nuk do të pranohen të marrin pjesë në testim.
  5. Testi i pranimit bazohet në njohuritë e fituara gjatë shkollës së mesme dhe do të jetë pa pagesë për kandidatët.
  6. Përgjigjet e pyetjeve do të jenë me alternativa dhe korrigjimi i testit do të bëhet i automatizuar.
  7. Kandidatet do te pajisen me fletët e testit dhe stilolapsat për plotësimin e tij (nuk ka nevoje për mjete vizatimi, vizore, etj.). Nuk lejohen ne test telefonat celuar dhe mjete të tjera të komunikimit.

Per me shume informacion shkarkoni:

Shembul Testi i Pranimit FAU  2019

Falënderojmë kandidatët që kanë zgjidhur të kandidojnë në një nga tre degët që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)!

FAU ju uron suksese!

Të dashur studentë!

Në datën 2 Shtator 2019 fillojnë aplikimet në programin Master Profesional RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE për vitin akademik 2019-2020 që do të zhvillohet pranë FAU/UPT dhe IMK në qytetin e TIRANES.

APLIKONI SA MË PARË PËR TU REGJISTRUAR!

Aplikimi bëhet deri në datat  11 Tetor 2019, pranë Sekretarisë së FAU.

Kandidatët duhet të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe MSc. në degën e Arkitekturës, Urbanistikës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit brenda dhe jashtë vendit (25 studente). Vende të vecanta janë për studentë nga Kosova (2 studente), Maqedonia e Veriut (2 studente), Mali i Zi (1 studente), Presheva (1 studente), Medvegja (1 studente) e Bujanovci (1 studente), si dhe të huaj (2 studente).

Profesorë nga më të shquarit në këtë fushë do të jenë pjesë e mësimdhënies. Masteri zhvillohet në partneritet dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë si dhe me universitet partnere Universitá “La Sapienza”, TU Wien, Politecnico di Bari, Universitá di Campania.

Per me tepër shkarkoni:

FAU_UPT_ Kuotat Master Restaurim Monumentesh Kulture_ 2019-2020

Udhëzim-nr.17-datë-30.7.2019

 

21950871_10155801118697566_3281884302283596942_o

Datat e aplikimit dhe regjistrimit për ciklin e parë bachelor, Program i Integruar i ciklit te dytë (PIND), Master Profesional dhe transferimet sipas Udhëzimit -nr.17 te Ministrisë se Arsimit, Sportit dhe Rinisë -datë-30.7.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”.

  Proçedura e aplikimit dhe regjistrimit për kategoritë si më poshtë:
  Bazuar në Udhëzimin Nr.17, datë 30.07.2019 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Kategoria e aplikimit Afati i aplikimit të kandidatëve për programet në CIT Zhvillimi i Konkursit te Pranimit Shqyrtimi i aplikimeve nga Komisionet e ngritura nga FAU dhe publikimi i listave  renditëse fituese Publikimi i listave përfundimtare  fituese Data për regjistrimin e kandidatëve pranë sekretarisë mësimore të FAU Afatet finale për regjistrimin e kuotave të paplotësuara për çdo kategori
Cikli i parë Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn

 

 

Program i Integruar i Ciklit te dytë (PIND) MSc. në Arkitekturë në profilin Arkitekt, MSc. në Arkitekturë në profilin Urbanist

Regjistrimi me Transferim dhe për program të dytë studimi 02.09.2019-13.09.2019   24.09.2019 27.09.2019 07.10.2019-11.10.2019 deri në datë 18.10.2019 vazhdon regjistrimi i kandidatëve për kuotat e mbetura të paplotësuara
Regjistrimi i kandidatëve per konkurs pranimi nga Republika e Kosovës, atyre me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci. Kandidatët me statuset: Aftësi të kufizuar, Jetimit si dhe kandidatëve të komunitetit rom dhe egjiptian. 20.08.2019-30.08.2019 02.09.2019 03.09.2019 12.09.2019 12.09.2019 deri në datë 07.10.2019 vazhdon regjistrimi i kandidatëve për kuotat e mbetura të paplotësuara
Regjistrimi i kandidatëve shtetas të huaj. 20.08.2019-30.08.2019 02.09.2019 03.09.2019 12.09.2019 19.09.2019 deri në datë 07.10.2019 vazhdon regjistrimi i kandidatëve për kuotat e mbetura të paplotësuara
Cikli i dytë Master Profesional RMK Regjistrimi në programet e ciklit të dytë Master Profesional. Deri në 11.10.2019   22.10.2019 22.10.2019 30.10.2019 NA
 

MBI ZHVILLIMIN E TESTIT TE PRANIMIT NE DEGËT QË OFRON FAU, DATË 20 GUSHT 2019

  1. Testi i Pranimit do të zhvillohet datën 20 Gusht 2019, Ora 12.00 -15.00 në Pallatin e Kongreseve.
  2. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 10.00 te hyrja kryesore e Pallatit të Kongreseve (hyrja nga Bulevardi “Deshmorët e Kombit”) për verifikimin paraprak dhe sistemin në sallë sipas listës emërore.
  3. Lejohen të hyjnë në test vetëm kandidatët e regjistruar dhe të shpallur në listën e testit, të cilët duhet të jenë pajisur me dokument identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë).
  4. Kandidatet që nuk kanë asnjë nga këto dokumente identifikimi nuk do të pranohen të marrin pjesë në testim.
  5. Testi i pranimit bazohet në njohuritë e fituara gjatë shkollës së mesme.
  6. Përgjigjet e pyetjeve do të jenë me alternativa dhe korrigjimi i testit do të bëhet i automatizuar.
  7. Kandidatet do te pajisen me fletët e testit dhe stilolapsat për plotësimin e tij (nuk ka nevoje për mjete vizatimi, vizore, etj.). Nuk lejohen ne test telefonat celuar dhe mjete të tjera të komunikimit.

Falënderojmë kandidatët që kanë zgjidhur të kandidojnë në një nga tre degët që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)!

FAU ju uron suksese!

Per me shume informacion lexoni:

Rregullorja e pranimeve ne deget qe mbulon FAU

Shembul Testi i Pranimit FAU  2019

Të dashur kandidatë!

Për ju që keni zgjidhur të studioni në një nga tre degët që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) ju njoftojmë se afati i fundit për t’u regjistruar në Testin e Pranimit është data 17 Gusht 2019.

TESTIN E PRANIMIT DO TË JETË PA PAGESË PËR KANDIDATËT.

Nxitohuni të regjistroheni!

Regjistrimi bëhet pranë sekretarisë së Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU)
Adresa: Rruga: “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tirane
Ora 10.00 – 16.00

TESTI I PRANIMIT
1. Testi i Pranimit do të zhvillohet datën 20 Gusht 2019, Ora 12.00 -15.00 pranë Pallatit të Kongreseve.
2. Testi i pranimit bazohet në njohuritë e fituara gjatë shkollës së mesme.
3. Përgjigjet e pyetjeve do të jenë me alternativa dhe korrigjimi i testit do të bëhet i automatizuar.

FAU ju uron suksese!

Të dashur maturantë!

Vazhdojnë regjistrimet për ju që do të zgjidhni të studioni në një nga tre degët që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikes (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranes (UPT) ju njoftojmë se në datën 12 Gusht, 2019 kanë nisin regjistrimet për Testin e Pranimit për degët:

  1. Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Arkitekt  (105 kuota)
  2. Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Urbanist  (55 kuota)
  3. Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite) – Dizajner (35 Kuota)

Kandidatët për student mund të aplikojnë për Testin e Pranimit deri më 17 Gusht

Testi i Pranimit do të zhvillohet datën 20 Gusht 2019.

Testoni aftësitë tuaja për t’u bërë pjesë e këtij institucioni publik të arsimit të lartë, me i vjetri në vend dhe me një histori suksesi në përgatitjen e brezave të rinj në fushën e Arkitekturës, të Urbanistikës dhe Dizajnit.

FAU ofron Dopio Diplomë me Universitetin e Venecias (IUAV) dhe në kuadrin e programit Erazmus+ mundësi studimi në universitete prestigjioze në Itali, Gjermani, France, Rumani, Poloni, etj.

TESTI I PRANIMIT BAZOHET NË NJOHURITË E FITUARA GJATË SHKOLLËS SË MESME DHE DO TË JETË PA PAGESË PËR KANDIDATËT.

Bëhu pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës dhe fito një Diplomë nga më të vlerësuarat në vendin tonë gjithashtu të njohur në mbarë Botën!

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency