HAPAT QË DUHET TË NDIQNI PËR TË APLIKUAR NË NJË NGA PROGRAMET E STUDIMIT QË OFRON FAU | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Të dashur maturantë!

Ju që do të zgjidhni të studioni në një nga katër programet e studimit që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT), ju njoftojmë se në datën 31 Korrik 2019 nisin aplikimet   për të vazhduar studimet universitare. Kandidatët për student mund të aplikojnë deri në 05 Gusht 2019  në portalin e aplikimit universitar U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit.

Ju bëjmë të ditur se për këtë vit akademik në këtë institucion publik të arsimit të lartë, më i vjetri në vend dhe me një histori suksesi në përgatitjen e brezave të rinj në fushën e Arkitekturës dhe Urbanistikës, do të ketë në total 242  kuota të parashikuara në të gjitha programet dhe ciklet e studimit.

Kjo përfshin:

  1. Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Arkitekt  (105 kuota)
  2. Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Urbanist  (55 kuota)
  3. Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (5 vite) – Dizajner (35 Kuota)
  4. Master ne Restaurim Monumentesh Kulture (1 vit) – Restaurator (35 Kuota)
  5. Doktorature (12 Kuota)

Maturantët kanë të drejtë të zgjedhin nga 1 (një) deri në 3 (tre) programe studimi nga lista e programeve që ofrohen në FAU, për vitin akademik 2019-2020.

  1. Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Arkitekt  (105 kuota)
  2. Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Urbanist  (55 kuota)
  3. Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (5 vite) – Dizajner (35 Kuota)

FAU ju bën thirrje maturantëve për të qenë të kujdesshëm, që përpara se të bëjnë zgjedhjen e tyre të konsultohen me informacionin, mundësitë dhe kriteret që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës në faqet zyrtare:

Kriteret e pranimit në UPT, për vitin akademik 2019-2020

PRANIMET NË DEGËT QË MBULON FAU PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020

Rregullorja e pranimeve ne deget qe mbulon FAU

HAPAT QË DUHET TË NDIQNI PËR TË APLIKUAR NË NJË NGA PROGRAMET E STUDIMIT QË OFRON FAU:

  • 31 Korrik – 05 Gusht 2019 – Aplikimi në portalin U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit.

Maturantët/kandidatët që duan të ndjekin studimet në FAU, përfshirë dhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit, pas pagesës së tarifës së aplikimit, do të aplikojnë në portal, mbi bazën e notës mesatare sipas VKM nr 295, date 10.05.2019 dhe kriterit specifik të FAU, Testit të Pranimit.

  • Në datën 10 Gusht 2019, UPT shkarkon nga portal U-Albania listat e aplikantëve. FAU afishon në mjediset e tij dhe në faqen zyrtare elektronike listat e aplikantëve të cilët do ti nënshtrohen Testit të Pranimit.
  • Nga data 12 Gusht 2019 deri në 17 Gusht 2019, kandidatët të cilët kanë bërë aplikimin në portalin U-Albania, paraqiten pranë sekretarisë së FAU për të bërë regjistrimin për Testin e Pranimit.

Për tu regjistruar për pjesëmarrje në testin e pranimit duhet:

  • të jetë prezent vete kandidati;
  • të jetë i pajisur me mjet identifikimi, kartë identiteti/pasaportë;
  • të plotësojë formularin e aplikimit ku zgjedh programin e studimit në të cilin aplikon;

Shenim: Pjesëmarrja në Testin e Pranimit do te jete pa pagese.

  • Në datën 20 Gusht 2019, FAU organizon Testin e Pranimit për të gjithë kandidatët, të cilët aplikojnë në programet e studimit në FAU.
  • Pas kryerjes së përllogaritjes së pikëve, për çdo konkurrent, sipas kritereve të pranimit të përcaktuar nga FAU dhe miratuar nga Senati, si dhe renditjes së tyre në varësi të pikëve të grumbulluara, afishohen në mjediset publike të FAU dhe në faqen e saj zyrtare listat e renditjes, duke respektuar afatet që parashikon udhëzimi nr 10 datë 15.05.2019 “ Për proçedurat e aplikimit dhe regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimit me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet e Arsimit të Lartë”, dhe Urdhri i Përbashkët Nr. 2538/1 datë 07.06.2019 “Për miratimin e kalendarit për proçedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2019-2020”

Pas fituesit te fundit vendoset vija e kuqe, në varësi të kuotave të ofruara për programin përkatës të studimit.

Datat e mësipërme janë konform kalendarit për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit ne IAL për vitin akademik 2019-2020.

Për informacione të mëtejshme dhe të përditësuara vizitoni faqen zyrtare elektronike të UPT dhe FAU.

Për vitin akademik 2019-2020 Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT mbështetur në Ligjin Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” dhe në Vendimin Nr. 1 datë 17.01.2019 të Senatit Akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës, ka vendosur që përzgjedhja e kandidatëve fitues në studimet e integruara të ciklit të dytë për degët Arkitekturë dhe Urbanistikë si dhe Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn të realizohen mbi bazën e vlerësimit të Shkollës së Mesme dhe Testit të Pranimit.

Testimi i kandidatëve do të zhvillohet në datën 20 Gusht 2019.

Regjistrimi i kandidatëve ne FAU do të zhvillohet në datat 12-17 Gusht 2019.

Bashkëlidhur këtu ju lutemi gjeni :

Kriteret e pranimit në programet e integruara të studimit MSc. në degët Arkitekturë, Urbanistikë dhe Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn për vitin akademik 2019-2020.

Për më tepër shkarkoni:

Kriteret e Pranimit  2019

Rregullorja e pranimeve ne deget qe mbulon FAU.

Për informacion të mëtejshëm ju ftojmë të konsultoni me:

  1. Vendim i KM nr. 295 dt. 10.05.2019 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2019-2020”
  2. Urdhër i përbashkët nr. 1 dt. 07.06.2019 “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve në IAL për vitin akademik 2019-2020”
  3. Udhëzim nr. 10 dt. 15.05.2019 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë”

Është aktivizuar platforma GRADUA, platformë e cila u lejon studentëve të kenë lehtësi kontakti me tregun e punës.

Nëpërmjet regjistrimit në platformën GRADUA, studentët mund të krijojnë CV-në e tyre personale, të çertifikuar nga Universiteti, të kenë qasje të lehtë në informacion mbi mundësitë e punës / praktikës profesionale, të përgjigjen në oferta pune direkt përmes platformës, të kontaktohen nga kompanitë, etj.

Ndër të tjera, platforma GRADUA u jep studentëve mundësinë për të vlerësuar përvojën e tyre universitare në sajë të një pyetësori online.

Ftohen studentët e FAU të regjistrohen në platformë duke vizituar adresën http://gradua.almalaurea.it/ duke ndjekur udhëzimet në Manualin e Përdorimit  (pdf).

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e projektit, mund të vizitoni portalin zyrtar GRADUA PROJECT dhe faqen e Projektit në Facebook.

Studentet e FAU te cilët mbrojnë diplomën këtë sezon janë te lutur te hyjnë faqen e projektit Gradua për tu bere te dukshëm ne këtë platforme e cila mundëson punësimin e tyre ne sektorin privat.

Çfarë duhet te bëjnë studentet qe mbrojnë diplomën këtë sezon ne FAU:

  1. ne faqen  http://www.graduaproject.comgjendet pyetësori i cili duhet te plotësohet nga studentet. Duhet rreth 15 min kohe per ta plotesuar
  1. Nëse çdo pyetje është plotësuar, shfaqet një cv europas me logo te projektit e cila duhet plotësuar.
  1. Studentet duhet ta plotësojnë dhe te dorëzojnë CV e printuar para mbrojtjes se diplomës.

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes bilaterale KA1, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të FAU, Universitetit Politeknik të Tiranës në Universitetin e Barit në Itali.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Kohëzgjatja e bursave:

  • 2 Mobilitete mësimdhënie stafi – 7 ditë (5 ditë për mobilitet + 2 ditë për udhëtime)

Fushat e studimit:

Arkitekturë/Urbanistikë

Dokumentet e nevojshme për aplikim për mësimdhënie për stafin akademik:

  • Formulari i aplikimit
  • CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Një letër motivimi(në gjuhën angleze)
  • Diploma e nivelit të fundit të studimeve.
  • Certifikata e gjuhës së huaj(Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
  • Vërtetim pune;
  • Aprovim nga Përgjegjësi i njësisë bazë ku aplikanti bën pjesë, në lidhje me planin e mobilitetit dhe periudhën, të parashikuara për tu kryer në Universitetin pritës*;
  • Letra e konfirmimit nga Universiteti pritës;
  • Dokumenti i Mobility Agreement (“Staff Mobility for Teaching” or Staff Mobility for Training”) për stafin akademik në Universitetin pritës;

Afati i aplikimit deri në Datën 31.05.2019

Për të shkarkuar formatin e “Mobility Agreement”klikoni si më poshtë:

 http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes bilaterale KA1, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës në University of Oradea, Rumani.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim dhe mësimdhënie

Kohëzgjatja e bursave:

  • 1 Mobilitet për trajnimin e stafit mbeshtetes administrativ – 7 ditë (5 ditë për mobilitet + 2 ditë për udhëtime)
  • 1 Mobilitete trajnimin e stafit akademik – 7 ditë (5 ditë për mobilitet + 2 ditë për udhëtime)

Fushat e studimit:

Arkitekture/Urbanistike

Afati i aplikimit për studentët e doktoratës: deri në Datën 31.05.2019

Dokumentet e nevojshme për aplikim për mësimdhënie për stafin akademik:

  • Formulari i aplikimit
  • CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Një letër motivimi(në gjuhën angleze)
  • Diploma e nivelit të fundit të studimeve.
  • Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
  • Vërtetim pune;
  • Aprovim nga drejtuesi i njësisë kryesore/bazë ku aplikanti bën pjesë, në lidhje me planin e mobilitetit dhe periudhën, të parashikuara për tu kryer në Universitetin pritës*;
  • Letra e konfirmimit nga Universiteti pritës;
  • Dokumenti i Mobility Agreement (“Staff Mobility for Teaching” or Staff Mobility for Training”) për stafin akademik në Universitetin pritës;

Për të shkarkuar formatin e “Mobility Agreement”klikoni si më poshtë:

http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Training_Mobility_Plan.pdf

 

FAU 3st_FINAL_2019_logo_Call for Paper

CALL FOR ABSTRACT PAPERS IFAU 2019

EXTENDED DEADLINE FOR ABSTRACT SUBMISSION

July 21st, 2019

IFAU19 – 3rd International Forum for Architecture and Urbanism

Modernisation and Globalization

Challenges and Opportunities in Architecture, Urbanism, Cultural Heritage

Tirana, November 21-23, 2019

After the first edition of the IFAU 2017 – International Forum on Architecture and Urbanism organised in Tirana, and the second edition of the IFAU 2018, organised in Università G. d’Annunzio, DdA, Pescara, Italy, the Polytechnic University of Tirana – Faculty of Architecture and Urbanism (FAU) is organising the third edition:

IFAU 2019 – International Forum on Architecture and Urbanism in Tirana, Albania on November 21 – 23, 2019, with the theme “Modernization and Globalization.”

IFAU 2019 – 3rd International Forum on Architecture and Urbanism aims to bring together leading academic scientists, researchers, and research scholars to exchange and share their experiences and research results about all aspects of Architecture, Urbanism, Cultural Heritage within Modernization and Globalization trends of XXI century. It also provides the premier interdisciplinary forum for researchers, practitioners, and educators to present and discuss the most recent innovations, trends, and concerns, practical challenges encountered and the solutions adopted for the Modernization and Globalization in the Cities in Transition.

The third edition is expanding the horizon by introducing a series of overlapping visions spanning the recently institutionalised Adriatic – Ionian Euroregion, now extended to the Balkan and South East European region. The Forum will concentrate on Architecture, Urbanism, Cultural Heritage located in contexts and territories that reveal their tendencies to Modernization and Globalization.

Modernisation and Globalization in Architecture, Urbanism and Heritage provide a multi-faceted analysis that is based on the understandings of architects and urban planners working in both the developed and developing countries traditions.

Globalisation is a broad concept not only concerning the diversity of regions, cultures, and actors but also concerning the diversity of analytical approaches that can be employed to study it. During the past decade, notions of globalisation have displaced familiar discourses of modernisation.

We consider Modernization and Globalization as a process that naturally links the past, the present and the future – as a bridge between the past and the future. Current events such as the cultural heritage protection crisis illustrate that the discussion should not be confined to specific geographic regions or narrowly defined analysis methods but in a broader and deeper search spectrum.

The research presented in this forum embraces the need to cover a variety of aspects and dimensions of Modernization and Globalization in Architecture, Urbanism and Cultural Heritage, to see both its local and its global manifestations. From our perspective, globalisation studies imply research that is not just limited to the most popular spheres of globalisation but also includes the study of global problems such as sustainable development, cultural heritage, and so on. In summary, the distinctive character of the Modernization and Globalization is that it delivers a large international and multicultural thematic issues associated with Architecture, Urbanism and Cultural Heritage, including their impact on particular cultural-geographic regions.

The Modernization and Globalization of territories and cities in transition is the object of this Forum.

Through contributions from colleagues and scholars from different international universities the intention is to explore different interpretations of contexts, to study processes of Modernization and Globalization in territories and cities in transition, to define strategies for urban transformation and to confront issues raised by environmental and architectural sustainabilityall framed by an up-to-date and contemporary vision of the entire Adriatic-Ionian and Balkan region. Culture and the strength of ideas are viewed as the essential tools for building bridges between knowledge and for rediscovering, in a new relationship between Architecture, Urbanism and Cultural Heritage, the key to interpreting the processes transforming territories and cities.

The Forum will be structured as a CALL FOR PAPERS/CALL FOR POSTERS subject to peer review by a team of distinguished professors from the promoting universities.

All accepted Papers and Posters will be presented during the FORUM and included in a peer-reviewed volume complete with an ISBN code.

Only the authors of the accepted Papers and Posters will pay an Early Bird Registration Fee by September 05the, 2019 and Regular Registration Fee by October 28th, 2019 following the indications stated below.

 TOPICS

The conference program will include the topic of interest that include, but are not limited to:

  1. GLOBAL / LOCAL MODERNIZATION’S
  2. XXth CENTURY MODERNISM AND THE QUESTION OF CULTURAL HERITAGE
  3. PHENOMENA OF RE-GENERATION, REVITALIZATION, RECYCLE, REUSE
  4. MODERNIZATION/ GLOBALIZATION OF URBAN PLANNING/DESIGN AND LANDSCAPES
  5. MODERN HOUSING
  6. MODERN DESIGNING AND DAILY LIFE/UNIVERSAL DESIGN
  7. UTILIZATION OF FUTURE TECHNOLOGIES
  8. SUSTAINABILITY IN THE ERA OF MODERNIZATION/ GLOBALIZATION

DATES AND PLACE

The IFAU 2019 – International Forum on Architecture and Urbanism– Modernization and Globalization will take place in Tirana (Albania) at the Polytechnic University of Tirana – Faculty of Architecture and Urbanism (FAU) on November 21st– 23rd, 2019.

IMPORTANT DATES AND DEADLINES

Abstracts submission for Papers and Posters                       July 21st, 2019

Notification of Acceptance Abstracts                                      September 5th, 2019

Submission of Final Paper and Research Posters                 October 10th, 2019

Notification of Acceptance Final Papers and Posters            October 25th, 2019

Registration Deadline                                                                October 28th, 2019

Early Birds Payment of Registration Fees                              September 13the, 2019

Payment of Registration Fees                                                   October 28th, 2019

Forum Dates                                                                               November 21st– 23rd, 2019

Paper Submission for Publication                                           December 20th, 2019

 

LANGUAGES

English and Italian

SUBMISSIONS

TEMPLATES are available in the DOWNLOAD section of this website: https://old.fau.edu.al/deadlines-submissions-2/

Download IFAU19_paper/poster_abstract template at:
https://old.fau.edu.al/wp-content/uploads/2019/04/IFAU19_Abstract_template.doc

ABSTRACT SUBMISSION

2019.ifau@gmail.com

CONTACTS

All the information must be found at www.fau.edu.al
All enquires must be submitted at  2019.ifau@gmail.com

Për vitin akademik 2019-2020 Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, mbështetur në Ligjin Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” dhe në Vendimin Nr. 1 datë 17.01.2019 të Senatit Akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës, ka vendosur që përzgjedhja e kandidatëve fitues në studimet e integruara të ciklit të dytë për degët Arkitekturë dhe Urbanistikë si dhe Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn të realizohen mbi bazën e vlerësimit të Shkollës së Mesme dhe Testit të Pranimit mbi bazën e formulës:

0.6* Mes VKM* KKoef. Shkollës*1000+ 0.4 *T Testi*100

ku:

Mes VKM, do të quajmë notën mesatare të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2019-2020, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë”.

KKoef. Shkollës,do të quajmë koeficientet e shkollave të mesme.

T Testi, do të quajmë rezultatin e testit që do të organizohet nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës i cili synon vlerësimin e njohurive në degët specifike të studimit, i përbërë nga katër komponent, si më poshtë:

Test i arsyetimit logjik                                                                       25%  e T Testi (25 pike)

Test i kulturës së përgjithshme                                                        25%  e T Testi (25 pike)

Test i historisë dhe historisë së arkitekturës                                 25%  e T Testi (25 pike)

Test i komunikimit grafik                                                                 25%  e T Testi (25 pike)

Testimi i kandidateve do të zhvillohet në datën 20 Gusht 2019 dhe do të zgjasë 2-3(tre) orë. Testi i pranimit do të përmbajë pyetje dhe përgjigjet e pyetjeve do të jenë me përzgjedhjen e alternativës së saktë, në mënyre që të mundësojë korrigjimin elektronik.

Për më tepër shkarkoni:

Testi FAU 22 shkurt 2019_

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency