
Organizata “INTBAU Albania” organizon workshop-in e parë mbi promovimin e lëvizjes në këmbë në qytetin e Tiranës: Akademia e Lëvizjes së Qëndrueshme.
Studentët pjesëmarrës do të bëhen pjesë e një sesioni trajnimi nga ekspertë të fushës, do të kenë mundësi të prezantojnë punimet e tyre në një forum të hapur dhe projektet më të mira do të bëhen pjesë e një publikimi! Këto aktivitete do të zhvillohen në periudhën Shkurt-Mars 2023.
Nëse keni dëshirë të kontribuoni në përmirësimin e lëvizshmërisë urbane në Tiranë, atëherë ftojmë të gjithë studentët e arkitekturës, urbanistikës, planfikimit urban, etj. të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj thirrjeje duke dërguar CV + portfolio në: info.intbaualbania@gmail.com deri më datë 17 Shkurt 2023.
Për përditësime të mëtejshme rreth vijimësisë së këtij projekti, na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale:
Instagram: https://www.instagram.com/intbaualbania/
Facebook: https://www.facebook.com/Intbaualbania/