Nga data 13-16 Tetor 2021, në Shkodër organizohet Punëtoria për Veprat e Artit në Vendet e Hapura Publike, pranë organizatës GO2 Albania www.go2albania.org.
Punëtoria mbi Veprat e Artit në Hapësirë publike, Shkodër ka si qëllim evidentimin, dokumentimin, inventarizimin, hartëzimin, katalogimin dhe interpretimin e veprave të artit në hapësirën publike të qytetit të Shkodrës.
Kërkohen të përfshihen në projekt 5 studentë dhe 3 profesionistë të cilët do të vendosen në qytet për 4 ditë, për të mbledhur të dhënat nga terreni. Më pas, puna do të vazhdojë e pavarur në përpunimin e të dhënave si dhe interpretimin mbi to.
Produkti final i punëtorisë do të jetë:
- një hartë me info përkatëse mb veprat e artit në qytet;
- një botim, format 20x20cm, max 200fq dhe video dokumentuese max 5min.
Studentët, ekspertët e ardhshëm do të trajnohen mbi standardet e mbledhjes së të dhënave: matje, rilevim, foto, video të shkurtra, skicime, etj..
Ky studim do të vihet në dispozicion të publikut, vendimmarrësve, artistëve të fushës, të rinjve, si dhe medias, duke advokuar që të merren parasysh sugjerimet e rekomandimet e parashtruara.
Kandidatët të cilët do të shprehin interesin për të marrë pjesë në këtë Punëtori, duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme: - letër Shprehje Interesi për Pjesëmarrje në Punëtori;
- CV (jetëshkrim)
- Portofol të punëve
Materialet duhet të dërgohen në adresën: info@go2albania.org, deri të hënën, datë 11.10.2021, ora 12:00.
Për studentët, kostot e pjesëmarrjes në Punëtori mbulohen nga organizatorët: transport me autobus, akomodim, ngrënie.
Në përfundim të aktivitetit, organizata GO2 Albania do të lëshojë Çertifikata Pjesëmarrje për studentët, sikurse do të garantojë autorësinë e materialeve të përgatitura nga studentët për botimin përfundimtar.