
Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Cultural Heritage Without Borders (CHWB) shpallet thirrja për aplikime, për Kampin e 50-të Rajonal të Restaurimit (RRC), do të zhvillohet në Vitsa të Zagorit në Greqi, si dhe në Gjirokastër.
Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë pjesëmarrësit që të kontribuojnë në ruajtjen, interpretimin dhe dokumentimin e disa aseteve shumë përfaqësuese të trashëgimisë kulturore. Falë ekspertizës së partnerëve të Kampit, nga Shqipëria, Greqia, Suedia, SHBA, Britania e Madhe etj, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri teorike mbi konservimin, dokumentimin dhe interpretimin e strukturave historike lokale me vlerë dhe aspekte të trashëgimisë jomateriale. Nëpërmjet një qasjeje praktike dhe me mbështetjen e mjeshtrave vendas, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen më shumë me materialet dhe teknikat tradicionale lokale të përdorura në këto vende.
Afati i fundit për aplikim: 17 Korrik 2022.
Të interesuarit për aplikim, si pjesëmarrës apo si vullnetarë, janë të lutur të klikojnë në linkun: application