FAU falenderon të gjithë maturantët të cilët kanë përzgjedhur në kërkesë mjaft të lartë tre programet e studimit në FAU.


Ju risjellim në vëmendje se për të marrë pjesë si konkurentë në testin e pranimit duhet patjetër të kryeni Regjistrimin.
REGJISTRIMI PËR TESTIN E PRANIMIT, VITI AKADEMIK 2023-2024, do të kryhet në datat 7-11 GUSHT, ORA 08:00 – 16:00, pranë zyrës së sekretarisë mësimore të FAU-t në godinën e FTI, UPT.

Dokumentacioni që kërkohet për regjistrim në testin e pranimit:

  1. Fotokopje e kartës së identitetit (ku të shënohet nr. telefoni dhe adresa e-mail).
  2. Kopje e noterizuar e diplomës dhe dëftesës të shkollës së mesme.
  3. Dy fotografi personale.
  4. Mandati I pagesës.
    Shkarko mandatin te link-u: https://old.fau.edu.al/tarifa-e-konkursit-viti-akademik-2023-2024/

Kanë të drejtë të regjistrohen në konkursin e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania (https://old.fau.edu.al/lista-e-maturanteve-te-cilet-kane-zgjedhur-programet-e-studimit-te-ofruara-nga-fau/).
Testi i pranimit dhe dokumentacioni që do të dorëzohet do të jetë një i vetëm për të tre programet e studimit në FAU, për të cilat do të zhvillohet konkursi.
Theksojmë se, për të gjitha fazat/raundet e regjistrimit aplikanti duhet të ketë kryer testin e pranimit i cili do të zhvillohet vetëm një herë. Çdo aplikant i paregjistruar për testin e pranimit (konkursin) edhe pse ka përzgjedhur një nga programet e studimit si një nga 10 preferencat e tij, nuk do të ketë më të drejtën të konkurojë për tre programet e studimit që ofrohen nga FAU.

Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë:

-Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë).
-Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë).
-Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë).

Ju lutem ndiqni faqen tonë web https://old.fau.edu.al/ dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.

Suksese,
FAU