Ju ftojmë në workshopin e organizuar  nga BOKU, në bashkëpunim me kolegë të Departamentit të Ujit, Atmosferës dhe Mjedisit (WAU-Department of Water, Atmosphere and Environment). Workshopi është menduar të ketë dhe një cikël leksionesh nga pedagogët, sipas agendës  në materialin bashkangjitur. Disa nga temat, të cilat përmenden në posterin bashkangjitur, trajtojnë problematikat dhe çështjet e sistemeve të qëndrueshme të kullimit të ujërave në qendrat e banuara (SuDS), projektimi i të cilave është i lidhur me projektimin urban të hapësirave në qendrat e banuara.