
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizon, në datat 13 – 14 prill 2023 Konferencën shkencore ndërkombëtare – Sfidat e shoqërisë përballë transformimit dixhital (Challenges of the society facing digital transformation).
Konferenca ofron një mundësi për një diskutim akademik në lidhje me zhvillimin e sotëm të shoqërisë, përkatësisht DIXHITALIZIMIN. Akademikët, studiuesit dhe palët e interesuara do të kenë mundësinë të nxjerrin në pah pikëpamjet, studimet dhe shqetësimet e tyre në lidhje me transformimin dixhital.
Objektivi kryesor për t’u arritur është: Cilat janë efektet në të ardhmen e afërt të transformimit të dixhitalizimit, veçanërisht në Shqipëri?
Ftohen pedagogët e rinj dhe veçanërisht studentët e Universiteti Politeknik të Tiranës, të cilët ndjekin studimet e doktoraturës, të marrin pjesë në këtë konferencë.
Për më shumë informacion rreth konferencës më poshtë mund të gjeni linkun.