Njoftohen të gjithë studentët e FAU se duke nisur nga data 3 Nëntor 2022, fillon aplikimi për Bursë Financiare dhe Përjashtimi nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2022-2023, për kategorinë “Student në nevojë” sipas formularëve të plotësimit, shoqëruar me dokumentacionin provues të tyre, dorëzuar nga studenti në zyrën e financës.

Pagesa e Bursës Financiare për studentët përfitues që apikojnë brenda datës 1 Dhjetor 2022, do jetë që nga data e aplikimit të tyre dhe për studentët të cilët aplikojnë pas datës 1 Dhjetor 2022, pagesa e Bursës Financiare do jetë sipas akteve ligjore në fuqi.