Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes bilaterale KA1, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin akademik të FAU, Universitetit Politeknik të Tiranës në Universitetin e Barit në Itali.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve Program i Integruar MSc.
  • Shkëmbimin e studentëve të doktoratës
  • Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Studentë të Programit të Integruar MSc. Arkitekturë/Urbanistikë
  • Doktorantë (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Doktorate në FAU, Universitetin Politeknik të Tiranës).

Kohëzgjatja e bursave:

  • 2 Mobilitete të studentëve – 10 muaj (750 Euro / muaj + udhëtimi)
  • 6 Mobilitete të studentëve të Doktoratës – 3 muaj (750 Euro / muaj + udhëtimi)
  • 2 Mobilitete mësimdhënie stafi – 7 ditë (5 ditë për mobilitet + 2 ditë për udhëtime)

Fushat e studimit:

Arkitekturë/Urbanistikë

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Formulari i aplikimit + CV
  • Foto personale;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën angleze i lëshuar nga FAU që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Listë notash (të përkthyera në gjuhën angleze);
  • Letër Motivimi;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Italisht/Anglisht);
  • Letra konfirmuese nga profesori pritës i Universitetit të Barit
  • Plani i studimit dhe periudha e mobilitetit në Universitetin pritës, miratuar nga përgjegjësi për programin e studimit;

Afati i aplikimit për studentët e doktoratës: deri në Datën 01.10.2018

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e Doktoratës:

  • Formulari i aplikimit CV+Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Foto personale;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën angleze i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Diplomë Master;
  • Listë notash të  masterit (të përkthyera në gjuhën angleze);
  • Letër Motivimi;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Italisht/Anglisht);
  • Letra konfirmuese nga profesori pritës i Universitetit të Barit
  • Plani i aktivitetit shkencor të doktorantit dhe periudha e mobilitetit në Universitetin pritës, miratuar nga udhëheqësi shkencor në UPT, dhe përgjegjësi i njësisë bazë, përgjegjës për programin e studimit;

Afati i aplikimit për studentët e doktoratës: deri në Datën 15.10.2018

Dokumentet e nevojshme për aplikim për mësimdhënie për stafin akademik:

  • Formulari i aplikimit
  • CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Një letër motivimi(në gjuhën angleze)
  • Diploma e nivelit të fundit të studimeve.
  • Certifikata e gjuhës së huaj(Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
  • Vërtetim pune;
  • Aprovim nga Përgjegjësi i njësisë bazë ku aplikanti bën pjesë, në lidhje me planin e mobilitetit dhe periudhën, të parashikuara për tu kryer në Universitetin pritës*;
  • Letra e konfirmimit nga Universiteti pritës;
  • Dokumenti i Mobility Agreement (“Staff Mobility for Teaching” or Staff Mobility for Training”) për stafin akademik në Universitetin pritës;

Afati i aplikimit deri në Datën 15.10.2018

Për të shkarkuar formatin e “Mobility Agreement”klikoni si më poshtë:

 http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf

http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Training_Mobility_Plan.pdf studenteveBashkengjitur gjeni Learnin Agreement (per aplikim staffi), Aplicatiom Form (per aplikim studentesh dhe Fact Sheet per Universitetin e Barit.

INCOMING 18-19 – Learning Agreement SMS (Staff)

INCOMING 18-19 APPLICATION FORM (Students)

POLIBA Fact sheet AA 2016-2017