Më poshtë gjeni udhëzimin në lidhje me procedurat e regjistrimit, çregjistrimit dhe ankimimit në fakultet, raundi 1:
Author Archives: admin Fau
Të nderuar aplikantë,
Ju njoftojmë se listat e dala janë rezultat i formulës:
PIKËT TOTALE
(0.6 * MesVKM * Koef * 1000) + (0.4 * Ttesti * 100)
Pra nëse do të doni të bëni llogaritjen e pikëve tuaja duhet ti llogarisni:
A) MesVKM * Koefiçientin e shkollës
B) Pikët e testit të pranimit:
Testi ka 60 pyetje * 3 pikë = 180 pikë
I konvertuar për tu llogaritur në formulë për sistemin me 100 pikë është vepruar:
Testi = (PikëTesti * 100)/180
Psh: Nëse në test kanë marrë 61 pikë nga 180 pikë,
e konvertuar në sistemin me 100 pikë i takojnë 33.88888889
(61*100)/180 = 33.88888889
Aplikantët të cilët duan të shohin online fletën e tyre të përgjigjeve të testit, ju lutem na shkruani duke dërguar ID e maturantit në adresën e emailin: info@cleanscore.al
Ankimimet
Ankimimet do të jenë më datë 01.09.2022, ora 09:00 – 16:00 pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Nisur nga eksperienca e viteve të shkuara, inkurajojmë të gjithë aplikantët poshtë vijës së kuqe që të mos nxitohen për tu regjistruar diku tjetër, por të presin me durim rradhën dhe ndryshimet që mund të sjellë zgjedhja e aplikantëve mbi vizën e kuqe të tanishme.
Suksese!
Ju lutem shkarkoni listal e rezultateve të pranimeve në FAU (UPT), për vitin akademik 2022- 23:
1- Për në programin e studimit MSHA – Profili Arkitekt kliko:
2 – Për në programin e studimit MSHA – profili Urbanist kliko:
3- Për në programin e studimit Bachelor në Arkitekturë Interieri e Dizajn kliko:
23 Aug 2022 - Publikohen përgjigjet e tezës së konkursit të pranimit
Të nderuar kandidatë pjesëmarrës në konkursin e pranimit në Fau për vitin akademik 2022-2023,
gjeni bashkëlidhur përgjigjet e sakta të pyetjeve të tezës së dhënë.
Shënim: Së shpejti do të publikohen edhe tezat e secilit kandidat me përgjigjet përkatëse.
22 Aug 2022 - Njoftim për hyrjen e kandidatëve në konkurs

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët janë regjistruar për konkursin e pranimit në FAU, të paraqiten ditën e nesërme, datë 23.08.2022, në Pallatin e Kongreseve ( hyrja nga bulevardi ) në orën 10:00.
Gjatë zhvillimit të testit kandidati duhet të respektojë rigorozisht këto rregulla:
Në sallën e testimit, kandidati qëndron ne vendin që i caktohet. Ky vend është i pandryshueshëm gjatë gjithë testimit.
Mbi tavolinë kandidati vendos dokumentin e identitetit (kartë identiteti ose pasaportë për jashtë shtetit). Në rast konstatimi të një personi të futur për një tjetër me dokumente identifikuese të testit, kandidati humbet përgjithmonë të drejtën për pranimi në një nga degët që ofron FAU, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Testimi është individual. Nuk lejohet asnjë komunikim mes njeri–tjetrit. Pas dhënies së testit nuk lejohet asnjë sqarim lidhur me përmbajtjen ose me zgjidhjen e tij. Gjithçka të nevojshme kandidati do ta gjejë në test nëpërmjet formimit të pyetjeve të tij.
Përmbajtja e testit nuk duhet të kopjohet, fotografohet ose riprodhohet.
Ndalohet kategorikisht të bëhen shënime ose shenja të çfarëdo natyre në fletën e përgjigjeve të testit (çelesin e pergjigjeve) ose mbi barkodin e sekretimit. Kur shënimi vlerësohet si shenjë dalluese, Komisioni i Vlerësimit e s’kualifikon testin.
Nuk lejohet kategorikisht përdorimi i telefonave celularë, mjeteve audio-vizuale, aparateve fotografike etj.
Largimi nga testimi lejohet vetëm, pasi të jenë kryer proçeduat e verifikimit të kandidatit dhe sekretimi i dokumentacionit të tij.
Kandidati që përfundon testimin detyrimisht duhet të dorëzojë testin me sekretimin bashkëngjitur dhe të nënshkruajë në një listë përkatëse.
Shkelja e rregullave të mësipërme, çon në s’kualifikimin e kandidatit.

Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në University of Chieti, (Università degli Studi “G. d’Annunzio” Chieti – Pescara), Itali.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm.
Afati i fundit i aplikimit është 10 shtator 2022.
Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës zhvillon Konkursin e Pranimit në programet e studimit:
• Master Shkencor në Arkitekturë (profili Arkitekt)
• Master Shkencor në Arkitekturë (profili Urbanist)
• Bachelor në Arkitekturë Interieri e Dizajn
Konkursi i pranimit zhvillohet në datën 23 Gusht 2022 në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Pjesëmarrësit në konkurs, ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin për konkurs, (listat bashkalidhur këtij njoftimi) duhet të paraqiten në orën 10.00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi. Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë). Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike. Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete, asnjë mjet për të shkruar.
NJOFTIM
Shtyhet afati për regjistrim në testin e pranimit në Fau
Të nderuar aplikante në tre programet e studimit:
• Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
• Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
• Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
që ofrohen në Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, (pranë Universitetit Politeknik të Tiranës),dëshirojmë të ndajmë me ju që maturantët të cilët nuk kanë mundur të regjistrohen brënda afatit për testin e pranimit,
mund të vijnë të regjistrohen pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës
deri ditën e martë, 16 gusht 2022.
Ora 16.00
Suksese,
FAU
06 Aug 2022 - Lista e aplikantëve për konkursin e pranimit FAU
Bashkangjitur gjeni listat e aplikantëve për konkursin e pranimit në FAU, profili Arkitekturë, Urbanistikë, Interier dhe Dizajn.