Hapet thirrja për aplikime për mobilitete stafi të UPT-së, në Universitetin e Urbinos (University of Urbino), Itali | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Në kuadër të Programit Erasmus+ KA107, (Projekti Nr. 2020-1-IT02-KA107-078721), hapet thirrja për mobilitet për mësimdhënie për stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës në Universitetin e Urbinos, Itali.

Aplikimet janë të hapura deri më 15 shtator 2022. Informacionin në lidhje me kriteret e mobilitetit, dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin më poshtë:

Dokumentacioni që kërkohet për regjistrim në testin e pranimit:

  1. Fotokopje e kartës së identitetit (ku të shënohet nr. telefeoni dhe adresa e-mail)
  2. Kopje e noterizuar e diplomës dhe dëftesës të shkollës së mesme
  3. Dy fotografi personale
  4. Mandati i pagesës
    (Mandati do të postohet në ditet në vijim)

Tarifa e regjistrimit për testin e pranimit është 3000 lekë.

Regjistrimi për të marrë pjesë në testin e pranimit si dhe data e zhvillimit të testit, viti akademik 2022-2023.
Testi i Pranimit për programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës do të zhvillohet më datën 23 Gusht 2022.
Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë:
• Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
• Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
• Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
Testi i pranimit do të jetë një test i vetëm për të tre programet e studimit të sipërpërmendura.
Regjistrimi i konkurentëve për në testin e pranimit në të gjitha programet e studimeve të ofruara në FAU do të bëhet pranë Sekretarisë Mësimore duke nisur nga data 8-11 Gusht 2022, nga ora 08:00-16:00. Regjistrimi në konkurs është me pagesë 3000 lekë. Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.
Ju lutem ndiqni faqen tonë web dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.

SpainBcn-Programs në Barcelona ka ofruar ftesën për javën e trajnimit të stafit universitar, mësimdhënës dhe jomësimdhënës, në kurset e gjuhës angleze dhe spanjolle, që do të zhvillohet në Barcelonë.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të rrisin aftësitë e tyre në gjuhën angleze ose spanjolle, të njihen me Barcelonën, si dhe të takojnë kolegë nga vende të ndryshme.

Për një informacion të plotë mbi datat e zhvillimit të javëve të trajnimit, kurset dhe aktivitetet që do të zhvillohen, pagesen për kryerjen e aktivitetit, pikat e kontaktit dhe informacione të tjera të nevojshme, ju lutemi klikoni këtu.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur thirrjen e shtatë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore, Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, Institucione Publike të Pavarura, Institucionet të tjera private dhe Organizatat jofitimprurëse të cilat u futen ketë vit në skemë.

Thirrja e shtatë e Programit është një mundësi për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme. Zhvillimi i praktikës të punës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.

Procesi aplikimit ka filluar në datë 1 korrik 2022 dhe përfundon më datë 31 korrik 2022. Aplikimi kryhet në platformën zyrtare të programit https://praktika.riniafemijet.gov.al/.

Programi mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private si dhe OJF. Gjatë fazës së parë të këtij programi do të realizohen detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune tre – mujor, të drejtuar nga një mbikëqyrës. Programi fillon në datë 12 shtator 2022 dhe përfundon në datë 12 dhjetor 2022.

Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të programit, praktikantët do të pajisen me çertifikatë të lëshuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Departamenti i Administratës Publike. Gjithashtu, institucionet bëjnë përzgjedhjen e praktikantëve që do të punësohen me kontratë 1 vjeçare, duke u bazuar te performanca e vlerësimit të praktikantëve, si dhe nevojave të secilit institucion.

Ju bëjmë me dije se deri më tani kanë aplikuar vetëm 304 të rinj, nga 1700 pozicione vakante.

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Cultural Heritage Without Borders (CHWB) shpallet thirrja për aplikime, për Kampin e 50-të Rajonal të Restaurimit (RRC), do të zhvillohet në Vitsa të Zagorit në Greqi, si dhe në Gjirokastër.

Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë pjesëmarrësit që të kontribuojnë në ruajtjen, interpretimin dhe dokumentimin e disa aseteve shumë përfaqësuese të trashëgimisë kulturore. Falë ekspertizës së partnerëve të Kampit, nga Shqipëria, Greqia, Suedia, SHBA, Britania e Madhe etj, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri teorike mbi konservimin, dokumentimin dhe interpretimin e strukturave historike lokale me vlerë dhe aspekte të trashëgimisë jomateriale. Nëpërmjet një qasjeje praktike dhe me mbështetjen e mjeshtrave vendas, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen më shumë me materialet dhe teknikat tradicionale lokale të përdorura në këto vende.

Afati i fundit për aplikim: 17 Korrik 2022.

Të interesuarit për aplikim, si pjesëmarrës apo si vullnetarë, janë të lutur të klikojnë në linkun:  application

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency