Mbi zevendesimin e mesimit te dates 25.05.2022 | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Ju informojmë se mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave me nr. 317, datë 18.5.2022, dita e mërkurë, datë 25.5.2022, është ditë pushimi.

Dita e punës e datës 25.5.2022 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
Faleminderit.

I dashur student,
Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga “Ligj Nr. 80/2015 Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni 103, Pika 3, Universiteti Politeknik i Tiranës organizon Pyetësorin Studentor për cilësinë e mësimdhënies në çdo program studimi.
Nëpërmjet këtij pyetësori, çdo studenti i jepet mundësia të shprehë perceptimin e tij mbi procesin mësimor dhe personelin akademik si dhe të përcjellë pranë autoriteteve të universitetit shqetësime specifike. Ky pyetësor na ndihmon të krijojmë një panoramë të përgjithshme të problematikave në UPT, duke u fokusuar tek shqetësimet e studentëve, për të mundësuar përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike.

Plotësimi i pyetësorit do të jetë i mundur duke filluar prej datës 31 Maj, deri më 07 Qershor 2022 nëpërmjet platformës online të sekretarisë mësimore.
Link: http://bit-albania.com/

Për më shumë informacion në lidhje me plotësimin e pyetësorit, lutemi te shihni dokumentin bashkangjitur:

Projektet pjesëmarrës në konkursin Inside/Outside prezantohen në një takim online, të premten dt 20 Maj 2022, ora 17.30 në linkun : https://meet.google.com/qan-ohwe-xnv. Nga FAU kanë paraqitur projektet e tyre 2 grupe studentësh. Te gjithë punimet mund ti konsultoni në linkun: https://insideoutside.page/gallery-progetti/

Për më shume informacion mbi takimin e nesërm, gjeni bashkalidhur programin e tij:

GALLERY PROGETTI

Kompania Saint-Gobain është në fazat e para të organizimit të intervistave për pozicioinin e Internship Junior Ark/Ing Specifikues.

POZICIONI: Junior Arkitekt / Inxhinier Specifikues

KERKESAT PROFESIONALE

Te kete studiuar ne degen Arkitekture ose Inxhinieri ndertimi.
Te jete i/e afte te perdore Autocad (3D Max dhe Revit perbejne avantazh)
Te jete familiar/e me programet e design te Adobe (Photoshop & Illustrator)
Te jete i/e afte te perdore paketen Office (excel, word, powerpoint).
Gjuhet e huaja: Anglisht – nivel te larte
Gjermanisht / Italisht / Frengjisht ne nivel mesatar – perbejne avantazh

AFTESI PERSONALE

Te kete aftesi te mira komunikimi dhe pune ne skuader.
Te kete aftesi te mira analizuese dhe deshire per tu thelluar ne njohuri.
Te jete i/e organizuar dhe proaktiv.
Te kete iniciative per te marre per siper detyrat e departamentit te projekteve.
Te kete iniciative per te marre informacion nga burime te ndryshme brenda dhe jashte kompanise per te mbeshtetur zgjidhjet teknike qe do te specifikoje neper projekte.

DETYRAT KRYESORE:

Analizimi i projekteve te ndryshme per te evidentuar zgjidhjet dhe sistemet qe mund te mbuloje Saint-Gobain.
Pergatitja e analizave ekonomike te zgjidhjeve dhe sistemeve.
Studimi, analizimi dhe riprodhimi i detajeve ne dwg per tu implementuar ne projekte.
Ndertimi i sistemeve ne Revit.
Pergatitja e prezantimeve per zgjidhje komplekse per te gjitha punimet e nje projekti.
Ndjekje e ofertimeve te tenderimeve te ndryshme ne projekte.
Pergatitja e skedave teknike te sistemeve te SG te dedikuara per secilin projekt.
Pergatitja e relacioneve teknike per sistemet e SG.
Inspektim ne kantier te punimeve dhe zgjidhja e problematikave qe mund te paraqiten.

Shënim: Studentët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e aplikimit në adresën info@fau.edu.al
Aplikimet pranohen deri në datën 22.05.2022

Korça me arkitekturën e saj është një shembull i veçantë ndër qytetet tona historike, me një fytyrë krejt të re e të ndryshme nga të tjerat, rezultat i një realiteti të ri të krijuar në kapërcyellin e shekullit të XIX-të, që është shthurja e marrëdhënieve feudale dhe lindja e atyre kapitaliste, kapërcimi i copëzimit krahinor, krijimi dhe fuqizimi i tregjeve ndërkrahinore, struktura të reja klasore e lindja e borgjezisë vendase.

Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti i Arteve me mbështetjen e Bashkise Durrës nën serinë e aktiviteteve “Festa e Detit” organizon Kala dhe Sukulptura prej Rëre.

Aktiviteti do të kryhet në datë 8 Maj 2022 te Konvaleshenca, Stacioni Plepa, Plazh Durrës.

Shënim: Për të gjithë studentët pa mjet transporti, duhet të regjistrohen (e-mail) në info@fau.edu.al, brenda datës 6 Maj 2022, ora 16:00, për t’u nisur me autobus në orën 09:00 pranë Fakultetit të Arkitekturës.

Njoftohen studentët e të gjitha cikleve të studimit me kohë të plotë në FAU, të cilët nuk kanë paguar deri tani tarifën e shkollimit për vitin akademik 2021-2022, se brenda datës 13 MAJ 2022 duhet të bëjnë pagesën e saj.

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për staf të Universitetit Politeknik të Tiranës, në Polytechnic Institute of Viseu.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin bashkangjitur:

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency