KONKURSI KOMBËTAR I ARKITEKTURËS: RICIKLO – KREATIV ‘22 | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Kompania ALB-MATRIX GROUP SHPK ka ndërmarrë një iniciativë për të angazhuar & për të krijuar mundësi bashkëpunimi dhe pjesëmarrje për 100 studentë në Projektet e ndryshme të Kompanisë.

Projektet që ALB-MATRIX GROUP përzgjedh, janë të vecanta, ndërthurrje e teknologjive më të avancuara të SENSOREVE në mbledhjen e të dhënave përmes Brand-it tonë @geosensors.al dhe Ekipit tonë të apasionuar dhe me eksperiencë në Shërbimet @geomatrix_solutions 👏🏻

Do të përzgjedhen 100 studentë në degët e studimit si: Arkitekturë; Gjeodezi; Inxhinieri ndërtimi; Gjeomatike; Gjeoinformatikë; GIS; Topografi; Markshajderi etj.

Studentët mund të aplikojnë për projekte si:

Fotogrametri me Drone PPK 🛰
Skanime LASER SCANNER 3D 🕍🛕🕌
Dixhitalizime GIS Përpunim të dhënash 🗺
Gjeologji 🏔
Rilevim/Piketim 🏢🛣🏞
Minierë Markshajderi 🪨
Monitorim 🏚
Arkitekturë/Ndërtim 🏗

PJESËMARRJE FALAS

Studentët mund të plotësojnë të dhënat në linkun e mëposhtëm: 📂🖇

https://docs.google.com/forms/d/1sPxUyVHXiHSI9xU72CPdlWu1BDMuObT9Pr5BySmzDXM/edit?fbclid=IwAR3zzBJ7kZzDPMWpPdRG4SOtGPakkqO31pMscIsV-XHZPifG59IYuCdil8w

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikim për bursë për mobilitet për student të Universitetit Politeknik të Tiranës, në University of Oradea.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore i gjeni në dokumentin bashkangjitur:

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 30 maj 2022.

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Anhalt University of Applied Scienties, Gjermani.

Informacionin në lidhje me mënyrën e aplikimit, dokumentacionin dhe afatet kohore i gjeni në dokumentin bashkangjitur:

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 maj 2022.

Universiteti i Hapur Helen, në Athinë, do të zhvillojë në mënyrë hibride (online dhe me prezencë fizike), Konferencën e 3 – të Ndërkombëtre mbi Dizajnin Mjedisor ICED2022.

Konferenca do të kombinojë zhvillimet më të fundit të shkencave në Projektimin Mjedisor, të tilla si qëndrueshmëria, ndotja, energjia, qytetet-ndërtesat, transporti, erozioni, ndryshimet klimatike, politika, pranimi social, ndikimet në shëndet.

Konferenca është një mundësi unike për ekspertët dhe kërkuesit, që të mund të ndërveprojnë dhe vendosin në zbatim njohuritë e tyre dhe gjetjet më të fundit të kërkimeve, në hartimin dhe zhvillimet e proceseve mjedisore.

Conference TIMELINE

  • Deadline for the submissions of 1 page abstract: 27 May 2022
  • Notification of abstracts acceptance: 5 June 2022
  • Deadline for the submission of full papers (5-8 pages) or 1 page poster: 30 June 2022
  • Deadline for the submission of revised full papers or posters: 31 July 2022
  • Notification of papers or posters acceptance: 7 August 2022
  • Deadline for registrations: for the authors of papers and posters: 4 September 2022
  • Deadline for registrations: for the orther participants: 17 October 2022
  • Conference: 22-23 October 2022

Për një informacion të plotë mbi konferencën dhe aplikimin, ju lutemi klikoni te link-et:

3rd International Conference on Environmental Design, ICED2022 – 22-23 October 2022, Hybrid (Athens, Greece and Virtual) (eap.gr)

3rd International Conference on Environmental Design (ICED2022)

E-mail: iced@eap.gr

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për staf të Universitetit Politeknik të Tiranës, në Università degli Studi di Trento.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin bashkangjitru:

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 30 prill 2022.

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Ambasadën Amerikane, për studentët, ish- studentët dhe studiuesit e Universitetit Politeknik të Tiranës, ofrohen mundësi studimi në Programet Fulbright.

1. Për studentë dhe ish-studentë (Alumni) për programin Fulbright Foreign Student për studime Master

2. Për pedagogët e interesuar për një program kërkimor në kuadër të Programit Fulbright Visiting Scholar

Këtë vit, seancat e orientimit do të jenë hibride:

· in-person;

· virtuale,

për t’ju krijuar sa më shumë mundësi të interesuarve dhe për të siguruar sa më shumë pjesëmarrje.

Seancat in-person do të organizohen për të gjitha programet pranë Këndit Amerikan – Biblioteka Kombëtare më:

E martë 31 Maj ora 15:30-17:00

Seancat virtuale do të organizohen për secilin program më vete dhe të interesuarit duhet të regjistrohen drejtpërdrejt Info Session Google Form për të marrë pjesë ose të kontaktojnë në CultureandEducationTirana@state.gov .

Për informacion të detajuar rreth çdo programi kliko këtu.

Në kuadër të përgatitjeve për 100-vjetorin e themelimit, Universiteti i Hosei-t, Japoni, ka krijuar Fondin Ndërkombëtar Hosei (HIF) për të çuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar në kërkim shkencor dhe bursa. Si një sipërmarrje e mbuluar nga ky fond, akademikët mund të aplikojnë për programin e bursave të HIF, i njohur gjithashtu si Programi i Bursave për Studiuesit e Huaj.

Qëllimi:

Ftesa shtrihet për studiuesit e rinj që janë të paktën të regjistruar në një program doctoral, që të kryejnë një program kërkimor që nuk përfundon me diplomë në Universitetin e Hosei-t, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me punonjësit kërkimorë dhe profesorët në Universitetin e Hoseit.

Pritet që nga bashkëpunimi dhe koordinimi i përbashkët me profesorët e Universitetit të Hosei-t do të japë një kontribut të madh në zhvillimin e kapaciteteve kërkimore të universitetit.

Mund të aplikojnë:

Individë me kombësi të huaj.
Të jetë i regjistruar në një program doktoral ose të ketë marrë gradën Doktor, përpara 8 vitesh, duke e përllogaritur nga data 1 prill 2023 apo ekuivalenten të njohur nga universiteti. Në këtë rast, 8 vite nuk përfshihen periudhat kur aplikantja ka qenë me leje lindje.


Të ketë një rrjedhshmëri të mjaftueshme të japonishtes, apo anglishtes.


Të mos ketë qenë më parë përfitues i kësaj burse.
Të mos jetë aktualisht i regjistruar në Universitetin e Hosei-t.


Fushat e kërkimit:

Fushat e kërkimit përfshijnë studime në humanitete, shkenca sociale apo të natyrës ose inxhinieri, si gjykohet e arsyeshme nga universiteti i Hosei-t. Për informacione që lidhen me fakultetet, departamentet dhe instituteve të kërkimit, ju lutemi referojuni faqes 10 të materialit pdf.

Databaza e universitetit të Hosei-t.

Shiko: 教員情報検索 (hosei.ac.jp)

Për raporte akademike/ artikuj përgatitur nga stafi i Univeristetit të Hosei-t.

Ofrohen bursa për një numër të kufizuar studentësh

Periudha e bursës: 6 muaj

Viti akademik fillon në Prill dhe mbaron në Mars; sidoqoftë Bursat HIF mund të fillojnë kërkimin ose në Prill ose në Tetor 2023.

Granti i bursës: Një bursë mund të marrë ¥300,000 në muaj.

Ju lutemi, klikoni linkun e mëposhtëm për formatet dhe datat e aplikimit, si dhe udhëzime të mëtejshme.

URL: https://www.global.hosei.ac.jp/en/researchers/hif/

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency