Author Archives: admin Fau
Urdhër nr.56, date 1.07.2020 për shpalljen e fillimit te procesit zgjedhor dhe datën e zhvillimit te zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese ne Universitetin Politeknik te Tiranes
Datat e Dorezimeve te lendeve te mbartura per studentet e vitit te 5-MSHA Profili Arkitekt/Studentet e vitit te trete BAIND per periudhen 15-19 Qershor
Dorezimet per studentet e mbartur 2019-2020_15-19 Qershor PDF
ORARI I PROVIMEVE
Sezoni i provimeve te prapambetura te Dimërit + Sezoni i Veres, viti akademik 2019-2020
Orari Provimeve 1 Dimri + Vera AUD+Master Profesional 2019-2020_FAU
Në kuadër të implementimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Akademik për krijimin e një Dopio Diplome ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) dhe Universitetit IUAV të Venecias, shpallet thirrja për aplikim për 4 studentë te FAU qe do te pranohen te studiojnë ne IUAV ne vitin akademik 2020-2021.
Studentët aplikant duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbaruar tre vitet e para të programit pesë vjeçar të integruar Master Shkencor në Arkitekturë profili Arkitektet ose profili Urbanist dhe të kenë shlyer 180 kredite/ECTS.
- Të plotësojnë kriteret e pranimit të zotësisë së gjuhës italiane sipas certifikatës CELI ose të gjuhës angleze sipas certifikatës ekuivalente TOEFL / CEFR B2. Studentët duhet të demonstrojnë një nivel të mirë të të folurit dhe të shkruarit të gjuhës angleze ose italiane.
Per me shume sqarime referojuni Marrëveshjes bashkëngjitur:
“An implementation agreement for academic cooperation for setting up a double degree”
Studentët përzgjidhen dhe pranohen për të qenë pjesë e këtij programi studimi bazuar në shprehjen e interesit, rezultatet e tyre akademike, motivimin dhe aftësitë gjuhësore.
Studentët aplikant duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si vijon:
- Kërkesë me shkrim
- Letër motivimi
- Listën e notave të tre viteve të para të studimit (180 Kredite/ECTS)
- Certifikatën e gjuhës italiane sipas CELI ose të gjuhës angleze sipas certifikatës ekuivalente TOEFL / CEFR B2.
Dokumentet e aplikimit dorëzohen pranë Sekretarisë Mësimore të FAU në kopje të printuar (1 kopje) dhe një kopje e skanuar e dokumenteve dërgohet në adresën fausekretaria@gmail.com.
Afati i aplikimit është deri në datën 30 Qershor 2020.
Urdher Nr.43 date 14.05.2020 per vijimin e procedurave per organizimin e zgjedhjeve te autoriteteve dhe organeve drejtuese ne Universitetin Politeknik te Tiranes
Gjeni bashkëlidhur
Urdher 289 Miratimin e Udherrefyesit per Masat ndaj Civid 19
Të dashur studentë,
Urojmë që të jeni mirë me shëndet!
Vazhdon me sukses mësimi online në të gjitha degët që mbulon FAU në kushtet e jashtëzakonshme të krijuara nga pandemia COVID-19. Procesi mësimor do të vazhojë rregullisht online bazuar në urdhërin Urdherin_104_date_30.04.2020_MAS.
Mbështetur në strukturën e miratuar nga Rektorati në lidhje me situatën COVID-19 ky vit akademik do të mbyllet në dt. 31 tetor 2020.
Mësimi online do të vazhdojë rregullisht deri në mbylljen e aktivitetit mësimor sipas strukturës mësimore të miratuar nga Rektorati në lidhje me situatën e COVID-19 deri në datën 21 qershor 2020.
Referuar pikës 1.a dhe 1.b të Urdhërit_104_date_30.04.2020_MAS, për studentët e të gjitha cikleve të studimit që diplomohen në vitin akademik 2019-2020, koha e rikuperimit të problematikave që mund të jenë hasur gjatë aktivitetit akademik, në lidhje me ndonjë leksion/seminar, apo laboratorët, praktikat, detyrat projektet, etj. do të jetë:
- për studentët e vitit të tretë bachelor, të vitit të pestë Master Shkencor dhe të Masterit Profesional 3 jave, 01.06.2020 – 21.06.2020.
- per studentët e viteve të para dhe viteve të ndermjetme në të gjitha ciklet e studimit, 4 javë, 25.08.2020 – 20.09.2020.
Sezoni i provimeve, sezoni i mbrojtjes së diplomave do të përcaktohen në strukturën e re mësimore, që do të aprovohet nga Rektorati bazuar në Urdhërin_104_date_30.04.2020_MAS, MAS dhe në udhezimet e Ministrisë së Shendetësisë dhe do të vihet në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik menjëhere mbas aprovimit.