Regjistrimi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
asdasdasd

Category Archives: Uncategorized

Të gjithë aplikantët të cilet kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejne procesin e regjistrimit pranë sekretarisë mësimore.

Regjistrimi në U-Albania (7 faza 48-orëshe) 14 ditë, do të kryhet në datat:
02.09.2022 – 15.09.2022 nga ora 08:00 – 17:00

Dokumentacioni që duhet të paraqesin është si më poshtë:
• Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çerifikatën e notave të noterizuar.
• Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet nr.telefoni dhe adresa e-mail).
• Fotokopje të kartës së identitetit të babait.
• Dy fotografi personale.
• Kopje të mandat-pagesës.

Të nderuar aplikantë,
Ju njoftojmë se listat e dala janë rezultat i formulës:

PIKËT TOTALE
(0.6 * MesVKM * Koef * 1000) + (0.4 * Ttesti * 100)

Pra nëse do të doni të bëni llogaritjen e pikëve tuaja duhet ti llogarisni:

A) MesVKM * Koefiçientin e shkollës
B) Pikët e testit të pranimit:
Testi ka 60 pyetje * 3 pikë = 180 pikë

I konvertuar për tu llogaritur në formulë për sistemin me 100 pikë është vepruar:

Testi = (PikëTesti * 100)/180
Psh: Nëse në test kanë marrë 61 pikë nga 180 pikë,
e konvertuar në sistemin me 100 pikë i takojnë 33.88888889
(61*100)/180 = 33.88888889


Aplikantët të cilët duan të shohin online fletën e tyre të përgjigjeve të testit, ju lutem na shkruani duke dërguar ID e maturantit në adresën e emailin: info@cleanscore.al


Ankimimet
Ankimimet do të jenë më datë 01.09.2022, ora 09:00 – 16:00 pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.


Nisur nga eksperienca e viteve të shkuara, inkurajojmë të gjithë aplikantët poshtë vijës së kuqe që të mos nxitohen për tu regjistruar diku tjetër, por të presin me durim rradhën dhe ndryshimet që mund të sjellë zgjedhja e aplikantëve mbi vizën e kuqe të tanishme.


Suksese!

Ju lutem shkarkoni listal e rezultateve të pranimeve në FAU (UPT), për vitin akademik 2022- 23:

1- Për në programin e studimit MSHA – Profili Arkitekt kliko:

fau_ark_renditja_25.08.2022

2 – Për në programin e studimit MSHA – profili Urbanist kliko:

fau_urb_renditja_25.08.2022_

 

3- Për në programin  e studimit Bachelor në Arkitekturë Interieri e Dizajn kliko:

fau_diz_renditja_25.08.2022_

Këto rezultate janë derivat i bashkimit sipas formulës së mesatares tuaj dhe testit të pranimit.
 
Mirëpresim të gjithë fituesit të bëhen pjesë e FAU sipas kalendarit të shpallur më parë.
 
Falenderojmë të gjithë stafin akademik dhe administrativ që u impenjua në këtë proçes me shumë rëndësi të përzgjedhjes së studentëve të talentuar.
 
Një falenderim gjithashtu shkon për AADF (Albanian-American Development Foundation), i cili vijon të na mbështesë fuqishëm edhe këtë vit në këtë moment të veçantë.
 
Suksese të gjithëve!

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët janë regjistruar për konkursin e pranimit në FAU, të paraqiten ditën e nesërme, datë 23.08.2022, në Pallatin e Kongreseve ( hyrja nga bulevardi ) në orën 10:00.

Gjatë zhvillimit të testit kandidati duhet të respektojë rigorozisht këto rregulla:

Në sallën e testimit, kandidati qëndron ne vendin që i caktohet. Ky vend është i pandryshueshëm gjatë gjithë testimit.

Mbi tavolinë kandidati vendos dokumentin e identitetit (kartë identiteti ose pasaportë për jashtë shtetit). Në rast konstatimi të një personi të futur për një tjetër me dokumente identifikuese të testit, kandidati humbet përgjithmonë të drejtën për pranimi në një nga degët që ofron FAU, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Testimi është individual. Nuk lejohet asnjë komunikim mes njeri–tjetrit. Pas dhënies së testit nuk lejohet asnjë sqarim lidhur me përmbajtjen ose me zgjidhjen e tij. Gjithçka të nevojshme kandidati do ta gjejë në test nëpërmjet formimit të pyetjeve të tij.

Përmbajtja e testit nuk duhet të kopjohet, fotografohet ose riprodhohet.

Ndalohet kategorikisht të bëhen shënime ose shenja të çfarëdo natyre në fletën e përgjigjeve të testit (çelesin e pergjigjeve) ose mbi barkodin e sekretimit. Kur shënimi vlerësohet si shenjë dalluese, Komisioni i Vlerësimit e s’kualifikon testin.

Nuk lejohet kategorikisht përdorimi i telefonave celularë, mjeteve audio-vizuale, aparateve fotografike etj.

Largimi nga testimi lejohet vetëm, pasi të jenë kryer proçeduat e verifikimit të kandidatit dhe sekretimi i dokumentacionit të tij.

Kandidati që përfundon testimin detyrimisht duhet të dorëzojë testin me sekretimin bashkëngjitur dhe të nënshkruajë në një listë përkatëse.

Shkelja e rregullave të mësipërme, çon në s’kualifikimin e kandidatit.

Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në University of Chieti, (Università degli Studi “G. d’Annunzio” Chieti – Pescara), Itali.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm.

Afati i fundit i aplikimit është 10 shtator 2022.

Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës zhvillon Konkursin e Pranimit në programet e studimit:

• Master Shkencor në Arkitekturë (profili Arkitekt)

• Master Shkencor në Arkitekturë (profili Urbanist)

• Bachelor në Arkitekturë Interieri e Dizajn

Konkursi i pranimit zhvillohet në datën 23 Gusht 2022 në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Pjesëmarrësit në konkurs, ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin për konkurs, (listat bashkalidhur këtij njoftimi) duhet të paraqiten në orën 10.00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi. Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë). Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike. Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete, asnjë mjet për të shkruar.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency