Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti i Arteve me mbështetjen e Bashkise Durrës nën serinë e aktiviteteve “Festa e Detit” organizon Kala dhe Sukulptura prej Rëre.
Aktiviteti do të kryhet në datë 8 Maj 2022 te Konvaleshenca, Stacioni Plepa, Plazh Durrës.
Shënim: Për të gjithë studentët pa mjet transporti, duhet të regjistrohen (e-mail) në info@fau.edu.al, brenda datës 6 Maj 2022, ora 16:00, për t’u nisur me autobus në orën 09:00 pranë Fakultetit të Arkitekturës.
Njoftohen studentët e të gjitha cikleve të studimit me kohë të plotë në FAU, të cilët nuk kanë paguar deri tani tarifën e shkollimit për vitin akademik 2021-2022, se brenda datës 13 MAJ 2022 duhet të bëjnë pagesën e saj.
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për staf të Universitetit Politeknik të Tiranës, në Polytechnic Institute of Viseu.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin bashkangjitur:
Kompania ALB-MATRIX GROUP SHPK ka ndërmarrë një iniciativë për të angazhuar & për të krijuar mundësi bashkëpunimi dhe pjesëmarrje për 100 studentë në Projektet e ndryshme të Kompanisë.
Projektet që ALB-MATRIX GROUP përzgjedh, janë të vecanta, ndërthurrje e teknologjive më të avancuara të SENSOREVE në mbledhjen e të dhënave përmes Brand-it tonë @geosensors.al dhe Ekipit tonë të apasionuar dhe me eksperiencë në Shërbimet @geomatrix_solutions
Do të përzgjedhen 100 studentë në degët e studimit si: Arkitekturë; Gjeodezi; Inxhinieri ndërtimi; Gjeomatike; Gjeoinformatikë; GIS; Topografi; Markshajderi etj.
Studentët mund të aplikojnë për projekte si:
Fotogrametri me Drone PPK Skanime LASER SCANNER 3D Dixhitalizime GIS Përpunim të dhënash Gjeologji Rilevim/Piketim Minierë Markshajderi Monitorim Arkitekturë/Ndërtim
PJESËMARRJE FALAS
Studentët mund të plotësojnë të dhënat në linkun e mëposhtëm:
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikim për bursë për mobilitet për student të Universitetit Politeknik të Tiranës, në University of Oradea.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore i gjeni në dokumentin bashkangjitur:
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Anhalt University of Applied Scienties, Gjermani.
Informacionin në lidhje me mënyrën e aplikimit, dokumentacionin dhe afatet kohore i gjeni në dokumentin bashkangjitur:
Universiteti i Hapur Helen, në Athinë, do të zhvillojë në mënyrë hibride (online dhe me prezencë fizike), Konferencën e 3 – të Ndërkombëtre mbi Dizajnin Mjedisor ICED2022.
Konferenca do të kombinojë zhvillimet më të fundit të shkencave në Projektimin Mjedisor, të tilla si qëndrueshmëria, ndotja, energjia, qytetet-ndërtesat, transporti, erozioni, ndryshimet klimatike, politika, pranimi social, ndikimet në shëndet.
Konferenca është një mundësi unike për ekspertët dhe kërkuesit, që të mund të ndërveprojnë dhe vendosin në zbatim njohuritë e tyre dhe gjetjet më të fundit të kërkimeve, në hartimin dhe zhvillimet e proceseve mjedisore.
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për staf të Universitetit Politeknik të Tiranës, në Università degli Studi di Trento.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin bashkangjitru: