Tirana Inc. Takim Informues, dt. 02.06.2021 ora 17:00 | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Ftojmë studentët e vitit të 5-të të Arkitekturës, të Urbanistikës dhe studentët e vitit të 3-të të Dizajnit dhe të Masterit të Resaturës (të cilët mund të jenë gati për të dal në treg si sipërmarrës të rinj) të marrin pjesë në takimin informues lidhur me aplikimet për programin e trajnimit që ofron Tirana Inc, ku studentët/ekipet do të mësojnë si të krijojnë një sipërmarrjeje të tyre të suksesshme, duke marrë pjesë në një periudhë inkubimi 100 ditë. Ju lutem, për tu informuar më shumë, takimi do të zhvillohet sot 02.06.2021, në orën 17:00 ne Teams.
Link:

https://teams.microsoft.com/dl/launcher/launcher.html?url=%2F_%23%2Fl%2Fmeetup-join%2F19%3Ameeting_ZDExYTcxMTktMTM0OC00YWQ3LTljMDYtMzdiNmYxNGJhYzNl%40thread.v2%2F0%3Fcontext%3D%257b%2522Tid%2522%253a%2522c0842054-e58c-446a-bafb-123d9a126280%2522%252c%2522Oid%2522%253a%252295e48566-e639-4075-bbe4-0e4874364360%2522%257d%26anon%3Dtrue&type=meetup-join&deeplinkId=03021f5e-77cb-4cc0-9386-9cd5892c6838&directDl=true&msLaunch=true&enableMobilePage=true&suppressPrompt=true

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Universitetin Politeknik të Torinos, Itali.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni më poshtë:

Në kuadër të projektit global INSPIRELI, ftohen studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, të marrin pjesë në konkursin më të madh ndërkombëtar të studentëve.
Objektivi i këtij konkursi është të ndihmojë në lehtësimin e fillimit të karrierës së arkitektëve të talentuar nga e gjithë bota, pavarësisht prejardhjes së tyre ekonomike, etnike, ose shoqërore.
Çmimet INSPIRELI bashkojnë studentë të arkitekturës dhe krijojnë profesionistë nga 142 vende dhe të gjitha kontinentet. Juria e konkursit, e përbërë nga mbi 500 arkitektë, nga më shumë se 100 vende, përfshirë Selinë e Shenjtë të Vatikanit, përbën jurinë më të madhe në historinë e arkitekturës. Konkursi është partnerizuar me Unionin Afrikan të Arkitektëve, Unionin e Arkitektëve Mesdhetarë dhe grupin Vishegrad.


Finalistët e çmimeve INSPIRELI marrin Certifikatën e Njohjes nga Instituti Amerikan i Arkitektëve (Kapitulli Evropian), i cili i fton ata të bashkohen në organizatë, pasi të kenë mbaruar me sukses studimet e tyre.
Këtë vit, Departamenti i Arkitekturës i Universitetit Teknik në Pragë, Çeki, si organizatori i konkursit, së bashku me Komunën e Bejrutit, Liban, ftojnë studentët të paraqesin projektet e tyre për portin e ri të qytetit të Bejrutit, i cili u shkatërrua në gusht të vitit 2020.
Qëllimi i këtij projekti unik është të përqendrojë përpjekjet e studentëve nga e gjithë bota në një qëllim të përbashkët: Për të ndihmuar qytetin e dëmtuar nga një ngjarje katastrofike.
Fituesit do të bëhen pjesë e ekipit përgjegjës për rindërtimin dhe rivitalizimin e qytetit. Për më tepër, projekti i tyre do të ndihmojë në mbështetjen ekonomike të rindërtimit të portit.
Studentët e interesuar për projektin, ju lutemi të kontaktojnë Presidentin e konkursit INSPIRELI, Dr. Karel Smeijkal (smejkal@inspireli.com).
Studentë, ose pedagogë, të cilët dëshirojnë të ndihmojë organizatorët e konkursit INSPIRELI në koordinimin e projektit, mund të komunikojnë gjithashtu në e-mailin e lartpërmendur.
Informacione të mëtejshme mund të gjenden në faqen e mëposhtme të internetit: www.Inspireliawards.com.

Shkresa Nr.2668/1, datë 10.05.2021, të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për marrjen e masave nga insitucionet e arsimit të lartë për mbarimin e vitit akademik 2020-2021” si dhe Urdhrin Nr.2668, datë 15.05.2021, të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për marrjen e masave për mbarimin e vitit akdemik 2020-2021 nga institucionet e arsimit të larte”.

Studentet e interesuar per te aplikuar per mobilitetet Erasmus ne Universitetin e ACoruna, Spanje dhe Universitetin Chieti-Pescara, Itali, ftohen ne nje takim informativ me kordinatorin e projektit, diten e marte dt. 11 Maj 2021, ora 12.00. Takimi do ju ndihmoje per te njohur programet e studimit te fakulteteve prites dhe menyren se si do te plotesoni dokumentin “Learning Agreement”, te nevojshem per aplikim. Per te marre pjese ne takim klikoni ne linkun:

https://us02web.zoom.us/j/9604031100

Kolegë dhe studentë të nderuar,


duke uruar të jeni mirë me shendet,


ju njoftojmë se sot,


datë 6 Maj, ora 17:00,

tek Reja, përballë Galerisë së Arteve,


jeni të ftuar në Ekspozitën dhe Promovimin e Librit
“A2020/1, Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare”


realizuar nga: 
Armand Vokshi dhe Nesila Hajdini.


Për më shumë info:
http://www.reja.al/event/fragmente-te-arkitektures-bashkekohore-shqiptare/?instance_id=295

NJOFTIM

Njoftohen te gjithe studentet ne te gjithe ciklet e studimit te tyre me kohe te plote ne FAU se,

duke nisur nga data 1 Mars 2021

fillon pagesa e tarifes se shkollimit te tyre per vitin akademik 2020-2021.

Bazuar ne Vendimin e Bordit te Administrimit nr.30 date 30.12.2020, per pagesen e tarifes se shkollimit per vitin akademik 2020-2021,

ju sqarojme si me poshte:

  1. Studentet te cilet e kane noten mesatare te vitit paraardhes nen 6(gjashte) duhet te paguajne tarifen e plote te shkollimit te tyre per 2020-2021 ne shumen 40,000(dyzetemije)leke;
  2. Studentet te cilet e kane noten mesatare te vitit paraardhes mbi 6(gjashte) – 9(nente) duhet te paguajne ½ e tarifes se shkollimit te tyre per 2020-2021 ne shumen 20,000(njezetemije)leke;
  3. Studentet perserites nga viti 1-5(pare-peste) te ciklit te integruar dhe nga viti 1-3(pare-trete) te ciklit bachelor(BAIND) duhet te paguajne tarifen e plote te shkollimit te tyre per 2020-2021 ne shumen 40,000(dyzetemije)leke;
  4. Studentet perserites te vitit te 5(peste) te ciklit te integruar dhe te vitit te 3(trete) te ciklit bachelor(BAIND) duhet te paguajne vetem per provimet qe do te japin per lendet e mbartura gjate vitit akademik 2020-2021.
  5. Studentet e Masterit Profesional do paguajne tarifen e shkollimit 2020-2021 me 2 KESTE. Kesti i Pare do paguhet ne periudhen kohore nga data 1 Mars 2021 deri ne date 31 Mars 2021Kesti i Dyte do paguhet ne periudhen kohore nga data 1 Prill 2021 deri ne date 31 Maj 2021.

Pagesa do te behet prane CREDINS BANK me faturen per arketim te cilen e gjeni duke klikuar:

1- Master profesional

2- Tarife shkollimi e plote dhe gjysem

3- Tarife shkollimi me kredite

Perjashtimisht ne kushtet e pandemise te shkatuar nga COVID-19 dhe kur studenti nuk ka mundesi te sjelle mandatin e arketimit te tarifes se shkollimit te tij per 2020-2021 prane zyres se finances, mund ta dergoje ate(mandatin e arketimit) ne menyre elektronike ne adresat e meposhtme te e-maileve te zyres se finances:

xhgjoka@yahoo.com.

Afati final i pageses se tarifes se shkollimit per vitin akademik 2020-2021 eshte data 31 MAJ 2021.

ZYRA E  FINANCES

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency